Ramë Lahaj ndan një mesazh emocionues në festën e Bajramit

spot_imgspot_img

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka vite me rradhë që jeton duke udhëtuar nga një vend i botës në tjetrin. Ndërsa vendlindja e tij është Istogu.

Këtë Bajram, Rama ka vizituar nënën e tij që jeton në Istog. Me këtë rast ai ka postuar një fotografi, gjersa të dy bisedojnë në oborrin e shtëpisë.

Por edhe më emocionues është mesazhi me të cilin tenori përcjell këtë fotografi.

“U bënë 2 dekada, që vij me vrap e mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij, me gjysmë shpirti se vetëm njëri më ka mbetur, e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë me një maskë sikur kam ardhur të vjedhë, e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time. Pa mundur ta shrydhi në përqafim.” – shkruan këngëtari i operas.

Më tutja ai ka kërkuar që të gjithë të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Tekstin e ka përfunduar me urimet për Bajramin.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.

Materialet që zgjasin rrobat

Zbulo si të dallosh shpejt materialet që zgjasin, si të lexosh etiketat dhe si ta kujdesësh garderobën që të mbajë formën dhe ngjyrën më gjatë.

Dashuri pa zhurmë: zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet ndodhin te të gjithë. Mëso si t’i kthesh në dialog të qetë me hapa të thjeshtë: përgatitje, dëgjim aktiv dhe rregulla të buta.

Ushtrime të shkurtra për gratë

Një plan 5–10 minutësh për lëvizje dhe pushim që përshtatet me ditët e zëna të grave: siguri, qëndrim i mirë, elasticitet dhe rikuperim i mençur.