10.8 C
Priština
More

    Pse nuk i tregoj burrit asnjëherë fjalëkalimet e mia online

    spot_imgspot_img

    Nuk ka të bëjë me mungesën e besimit; por është çështje limiti

    “Duhet të ta them”, – më shkruajti një shok i imi në mesazh privat. “Shanon ka qasje në faqen time në facebook dhe në të gjitha mesazhet e mia tani. Jo se mund të gabosh ndonjëherë por thjeshtë ta kesh parasysh. Ndoshta do të hapim një faqe të re së bashku”.

    Ah. Ëmbëlsia e dashurisë së re.

    “Faleminderit që më informove”, – iu përgjigja unë. A mundesh të lutem të fshish të gjithë historinë e mesazheve të mia? Të lutem mos ma merr për ters por unë nuk e njoh Shanon-in dhe nuk i kam adresuar këto mesazhe asaj. Jam kaq e lumtur për ju të dy dhe uroj më të mirën për ju.

    Pastaj e hoqa nga lista e shokëve (i bëra “unfriend”në fb)

    Unë e kuptoj arsyetimin pas saj: transparence. Front i bashkuar. Nëse nuk keni pse të fshihni gjëra, atëherë pse të ju vijë keq që t’ja jepni të dhant personale partnerit tuaj? Një faqe e krijuar së bashku do ti tregojë të gjithëve se sa të lidhur jeni dhe se nuk keni vend për keqkuptime. A është kështu?

    Unë jam e martuar, me dy fëmijë të mrekullueshëm. Nuk është se unë nuk i tregoj për të dhënat e mia personale, por edhe ai nuk ma kërkon këtë gjë. Kjo gjë thjeshtë nuk na shkon ndër mend as njërës palë. Unë jam mike edhe online edhe në jetë të përditshme me shumë persona me të cilët kam pasur marrëdhënie. Këta persona janë pjesë e së kaluarës sime dhe kanë rëndësi për mua. Burri im ka interesat e tij personale në internet, krejtsisht të ndara nga të mijat. Unë nuk kam nevojë për informacione rreth tij apo fjalëkalimin nga ai.

    A jam e shqetësuar? Jo

    Kam lexuar artikuj të shumtë se mediat sociale e shkatërrojnë lidhjen dhe prishin besimin mes partnerëve. Mediat sociale e kanë shumë të lehtë ti bëjnë njerëzit të pabesë. Kjo i bën njerëzit të pambrojtur me çështjet emocionale dhe vjen deri tek vendimet e pabaza dhe fatale.

    Ja çështja:

    Facebook-u apo ndonjë rrjet tjetër social nuk është fajtor për prishjen e lidhjes suaj, kjo marëdhënie ka qenë e prishur nga më herët.

    Kërkimi i paswordit nënkupton një besim i cili tashmë është thyer. Nëse keni arritur deri në atë pike saqë keni nevojë për qasje në informata të mbrojtur me fjalëkalim për të konfirmuar besnikërinë e partnerit tuaj, atëherë tashmë është shumë vonë.

    Limitet janë thelbësore për ruajtjen e autonomies. Kjo autonomi është mënyra si jetojmë të dy me aktivitete të ndara në jetë dhe i ndajmë së bashku pastaj eksperiencat tona për të pasuruar lidhjen tonë.

    Por nuk janë vetëm kufizimet që unë po shqetësohem. Unë kam krijuar miq në distance të gjatë dhe kam biseda të ndryshme me ta që nuk duhet të përhapen, dhe burri im nuk është patjetër ti dijë këto muhabete private që ata ndajnë me mua, është çështje besimi dhe duhet ruajtur kjo.

    Marrëdhënia ime me burrin është gjëja më e rëndësishme në jetë, por dashuria ime për të nuk do të thotë se unë mund të shkel besimin e të tjerëve që më kanë besuar me informata. Burri im mund të ketë qasje në të gjitha fjalëkalimet e mia. E tëra çka duhet të bëjë është të marr leje nga unë.

    Por, unë e di se ai kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë. Është çështje mirëkuptimi dhe besimi të ndërsjelltë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...