PSE FLEJMË: gjumi pastron trurin nga helmet

spot_imgspot_img

Nëse jeni pyetur pse na duhet që për çdo ditë të flejmë, më në fund fund shkenca ka një përgjigje. Trurit tonë, thjest i nevojitet një pastrim!

Kërkimi i ri ka sqaruar qëllimin e gjumit. Truri përdor gjumin që të pastrojë toksinat e grumbulluara përgjatë ditës.
Ekipi i shkencëtarëve amerikanë beson që “sistemi i largimit të mbeturinave” është njëri nga faktorët kryesorë për shkak të cilit njerëzve u nevojitet gjumi. konstatimet bazojhen në zbulimin e vitit të kaluar për atë se truri ka “kanalizimin” e tij vetanak, respektivish rrjetin e “gypave të ujësjellësit” të cilat bartin tërë mbeturinat jashtë trurit

Fjetja ka një rol të madh në fiksimin e memories dhe mësimit, mirëpo ekipi nga fakulteti i Mjeksisë në Roçester, besojnë që largimi i toksinave është njëra nga arsyet kryesore pse ne flejmë.

– Truri ka një energji të kufizuar në dispozicion dhe duket që duhet që të zgjedhë në mes të dy gjendjeve të ndryshme funksionale, gjendjes së zgjuar dhe vetëdijes, apo gjumit dhe “pastrimit” – tha njëra nga autoret Maiken Nedergard.

Studimi, i publikuar në magazinën “Science”, ka treguar qe qelitë e trurit “tkurren” gjatë gjumit për të krijuar hapësirë nëmes të neuroneve dhe mundësojnë që truri të pastrohet nga toksinat. Kërkimi sugjeron që moslargimi i disa proteinave toksike për shkak të mungesës së gjumit mund të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin e anomalive në tru.

Nedegard ka thënë që rëndësia e vërtetë e këtyre zbulimeve do të dihet tek pasi që studimet të zbatohen në njerëz, por edhe ajo nuk do të duhej të jetë e komplikuar, marrë parasysh që kërkimet do të mund të bëheshin me ndihmën e rezonancës magnetike. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.