Pse disa fëmijë e kanë kërthizën të dalë te jashtë?

spot_imgspot_img

Kur bëhet fjalë për ato pyetje qesharake që vogëlushi juaj ju parashtron si: Pse qielli është i kaltër? Ose, Sa gjethe ka gjithsej në botë? Është vështirë të mos trullosesh nga gjetja e një përgjigje adekuate. Por, herën tjetër që fëmija juaj ju pyet pse disa fëmijë e kanë kërthizën brenda e disa të tjerë jashtë, ju mund t’u jepni një përgjigje me vetëbesim.

Në kundërshtim me besimin popullor, forma e kërthizës suaj nuk ka të bëjë me mënyrën se si është prerë dhe fiksuar kordoni i kërthizës – andaj mos e fajësoni mjekun tuaj. Në vend të kësaj, shumica e kërthizave me formë te jashtë janë kështu për shkak të indeve shtesë që gjenden nën kërthizë – diçka që është përtej kontrollit të askujt.

Por, nëqoftëse fëmija juaj ka një kërthizë që duket se herë del jashtë e herë hyn brenda përsëri, kjo mund të jetë një gjendje mjekësore e quajtur hernia umbilikale. Edhepse kjo mund të tingëllojë si e frikshme, zakonisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shumica që kanë këtë gjendje, mund të largohet nga mosha 5 vjeçare por prindërit duhet t’i monitorojnë vazhdimisht në rast të ndonjë vlerësimi emergjent.

Megjithëse forma e kërthizës jashtë është një formë më pak e zakonshme se forma te brenda, vërtetë nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për sa kohë që vazhdoni kontrollet e rregullta me mjekun tuaj.

Formë të jashtme apo të brendshme, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë: vogëlushi juaj është po aq i lezetshëm sa edhe të tjerët…!/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.