15.8 C
Priština
More

    Preparatet natyrale për infeksionet e traktit urinar

    spot_imgspot_img

    Infeksionet e traktit urinar janë një problem shumë i zakonshëm shëndetësor. Sa i përket gjinisë femërore dhe mashkullore, femrat priren më shumë të sëmuren nga ky lloj infeksioni.

    Infeksioni i traktit urinar ndodh kur fshikëza dhe kanalet e saj infektohen nga bakteriet. Disa nga shkaqet janë marrëdhëniet seksuale, pritja e gjatë e urinimit, shtatzënia, menopauza dhe diabeti.

    Simptomet më të shpeshta përfshijnë: nevojëne shpeshtë për të urinuar, sasi e vogël e urinimit, djegie gjatë urinimit, ndryshim në ngjyrëne urines, dhimbje abdominal, temperaturë, vjellje.

    Trajtimi i mënjëhershëm është mëse i nevojshëm që të mos vie deri tek dëmtimi i veshkave. Disa nga trajtimet natyrale ndihmojnë rreth preventives dhe shërimit të infeksioneve urinare.

    Po ju paraqesim 10 preparate të infeksioneve të traktit urinar:

    Uthulla e mollës

    Uthulla e mollës është burim i pasur me enzyme, kalium dhe minerale tjera të nevojshme që mund të parandalojnë shkaktimin e infeksioneve urinare. Ata persona që vuajnë nga ky lloj infeksioni mund të përdorin uthullën e mollës si antibiotic natyral.

    1. Shtoni dy lugë uthull molle në një gotë me ujë. Mund të shtoni edhe pak lëng limoni dhe ta ëmbëlsoni me mjaltë. Përzieni mirë.
    2. Pini dy here në ditë për disa ditë me rradhë.

    Kulumbri Indian (Amla)

    Është shumë i pasur me vitamin C dhe ndalon rritjen e bakterjes.

    1. Merrni një gotë me ujë
    2. Shtoni një lugë çaji pluhur kulumbri Indian.
    3. Vloni përbërjen deri sa uji të avullojë.
    4. Pini lëngun tri here në ditë për 5 ditë rradhazi.

    Mund të konsumoni edhe më tepër fruta si limon, portokall, banana, kivi, pjepër, papaya të cilët përmbajnë sasi të madhe të vitamins C.

    Lëng boronice të kuqe (brusnicë)

    Komponime të caktuara që gjenden në boronicën e kuqe parandalojnë bakterien për të arritur deri në muret e uretrës dhe shkaktimin e infeksionit. Lëngu i boronicës së kuqe ka efekt antibiotiku.

    1. Pini gjysmë gote në ditë nga lëngu i boronicës së kuqe për të parandaluar infeksionin.
    2. Ata që vuajnë nga ky infeksion duhet të pijnë 3-4 gota të lëngut të boronicës së kuqe gjë që shkakton dëmtimin e veshkëve.

    Duhet të konsumoni lëng boronice të kuqe pa sheqer. Mund ta përzieni me lëng molle për ti dhënë shije. Kujdes: Mos pini lëng boronice të kuqe nëse vuani nga gurët në veshkë.

    Sodë bikarboni

    Soda bikarbone rrit balancimin e bazës acidike të aciditetit të urines dhe ju jep lehtësim të dhimbjes. Neutralizimi i aciditetit në urine ju ndihmon gjithashtu edhe në rimëkëmbje. Shtoni një lugë çaji në një gotë me ujë dhe pini një ose dy here në ditë.

    Vaj nga çaji i drurit

    Ky vaj ka efekt antibakterial që ndihmon luftimin e bakteries që shkakton infeksionin e fshikëzës.

    1. Përzieni 10 pika të vajit nga çaji i drurit në vaskë dhe përdorni ujin për të pastruar kanalin e uretrës.
    2. Verzioni tjetër është të mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, të përzieni dy lugë jogurt dhe 6 pika nga ky vaj. Praktikoni këtë çdo ditë për 10 minuta rreth dhjetë ditë.

    Boronicë

    Boronica ka efekt antibakterial që mund të ndihmojë në trajtimin e infeksionit të traktit urinar. Antioksidantët që gjenden në boronicë janë të mirë për sistemin imunitar, dhe parandalojnë rritjen e bakteries.

    1. Mund ti shtoni disa boronica drithrave tuaja për mëngjes.
    2. Mund të bëni lëng të freskët nga boronica dhe ta pini çdo ditë, por pa sheqer.

    Ananas

    Ananasi përmban enzyme të quajtura Bromelain që kanë efekt anti-inflamator, gjë qëmund të reduktojnë simptomet e infeksioneve të traktit urinar.

    Ngrënja e një pjese të ananasit mund të ndihmojë kundër infeksionit. Gjithashtu mund të bëni lëng prej ananasi dhe ta pini. Është më mirë të konsumoni ananas të freskët se sa të konzervuar.

    Uva Ursi

    Kjo është një bimë që përmban një numër të substancave që ndihmojnë për ta luftuar infeksionin. Kjo bimë përmban kemikale të shumta me përbërje antiseptike.

    Kjo bimë mund të gjendet në barnatore në formë të suplementeve. Gjatë marrjes së suplementit, kualiteti antiseptic i bimës shkatrron bakterien dhe stimulon urinimin. Shënim: njerëzit me sëmundje të veshkave, shtatzëna dhe fëmijët nuk duhet të marrin uva ursi.

    Fasha me ujë të nxehtë

    Përdorimi i rregulltë i fashave me ujë të ngrohtë ndihmon në minimizimin e presionit të fshikëzës dhe mund t’ju lirojë nga dhimbjet që i shkakton infeksioni. Fashat e ngrohta gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin dhe parandalojnë rritjen e bakteries.

    Ujë

    Pini shumë ujë nëse vuani nga infeksionet e traktit urinar. Mundohuni të pini së paku 8 deri 10 gota ujë çdo ditë. Duke pirë më shumë ujë, ju do të urinoni më shpesh, që është thelbësore për trajtimin e këtij infeksioni.

    Gjithashtu, urina do të jetë më pak e koncentruar si dhe infeksioni i shkaktuar nga bacteria do të largohet nga sistemi juaj, duke ju përmirësuar dukshëm. Së bashku me ujin, mund të konsumoni edhe lëngje të pemëve dhe perimeve për të marrë vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

    Këto preparate shtëpiake janë shumë efektive në shërimin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar. Por, duhet të konsultoheni patjetër me mjekun nëse keni simptome si gjak në urine, vjellje si dhe temperature të lartë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...