9.1 C
Priština
More

    Pozitat e lindjes: Pozicionet më të mira për lindjen e fëmijëve

    spot_imgspot_img

    Kur mendoni për një femër që lind, çfarë imagjinoni? A është një femër e shtrirë në shtrat me këmbët e hapura? Ndoshta edhe mund të jetë, sepse kjo është pamja e vetme që shohim nëpër filma dhe televizione e që na mësojnë se ky është pozicioni më i mirë i lindjes.

    Pozicionet më të mira për lindje

    Por, e vërteta është , se ekzistojnë më shumë pzoicione për lindje të foshnjeve dhe në fakt, shtrirja në shtrat nuk është gjithmonë opsioni më i mirë.

    Kemi biseduar me Mervi Jokinen nga Kolegji Mbretëror i mamive që të marrim këshillat për pozicionet më të mira të lindjes.

    Në fund të fundit, Mervi thotë se ju vendosni cila pozitë është më e mirë për ju. Por, kur të arrini në fazat e mëvonshme të lindjes ju mund të lodheni dhe mos të jeni në gjendje të lëvizni . në këtë pikë, mos u befasoni nëse mamia juaj ju rekomandon të ndërmerrni pozicione të reja të lindjes. Pas të gjithave, ajo e di më së miri!

    Mervi na tha se ka shumë pozicione të ndryshme për lindje, por ajo na dha një përmbledhje të shpejtë të pozicioneve më kryesore.

    Pozita në këmbë

    Qëndrimi në këmbë është pozita më e mirë për shkak se graviteti mund të ju ndihmojë dhe lehtësojë procesin. Gjithashtu, është menduar që të ndihmojë edhe në zvogëlimin e dhimbjes.

    Ndoshta do të mendoni se duhet të qëndroni e shtrirë në shtrat apo ti veni duart rreth qafës së partnerit tuaj (ata duhet të bëjnë diçka, apo jo?).

    Mervi thotë se meqenëse shumica e femrave shqetësohen shumë gjatë procesit të lindjes, ato mund të mbështeten te kjo pozitë. Kjo është e mirë për shkak se mund të ju ndihmojë të përcjellni ritmin e kontraktimeve përderisa jeni në këmbë.

    Pozicioni i lindjes në karrige

    Ekzistojnë disa pjesë të pajisjeve që mund të ju ndihmojnë përderisa jeni duke lindur, si fotele të ndryshme të buta, topa apo karrige.

    Është bërë gjithnjë e më e zakonshme lindja në karrige apo fotele të buta dhe të rehatshme dhekjo është për shkak se janë shumë të mira gjatë procesit të lindjes. Ata janë të mira edhe për periudhat e rastësishme apo gjatë pushimit në lindje.shtrirja në këto karrige apo fotele me prapanicën në ajër është një shembull shumë i mirë.

    Të uleni drejt në një karrige me këmbët në ajër – duke u mbështetur edhe në përkrahjen e partnerit – mund të ju ndihmojë gjithashtu.

    Pozicioni në shtrat

    Shpesh njerëzit mendojnë se kur jeni duke lindur keni nevojë të monitoroheni në mënyrë që të qëndroni ende, apo edhe se duhet të qëndroni në një vend.

    Kjo nuk është e vërtetë, thotë Mervi. Ju mund të lëvizni.

    Koha kur mund të keni nevojë të shtriheni në shtrat, është kur keni marrë një epidural dhe shkakton mpirje në pjesë të veçanta të trupit tuaj.

    Edhepse epidural-et moderne (anestezionet lokale në pjesën e boshtit kurrizor) lejojnë më shumë lëvizje se sa ato tradicionale, prap se prap kjo nuk ju lejon që të ngriteni edhepse do të jeni në gjendje të lëvizni gjatë shtrirjes në shtrat.

    Bëni atë që është më e mirë për ju

    Siç theksuam, është shtatzënia juaj dhe gjatë tërë kohës ju duhet të vendosni dhe zgjidhni për pozicionet e lindjes që ju përshtaten më së miri.por, ndonjëherë, nëse fëmija juaj është në ndonjë kënd të caktuar, atëherë mamia jauj mund të ju tregojë që të merrni pozicionin e caktuar për lindje. Pra, mos harroni ti dëgjoni ato!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...