Përbërësit:

  • 2 gota të ujit qumësht,
  • Gjysëm gote e ujit vaj,
  • 2 vezë,
  • 1 lugë e supës sheqer,
  • 1 lugë e mesme kripë,
  • 10 gr. maja buke (tharm buke),
  • Miell deri sa bëhet një brum i butë.

Për lyerje:

  • 1 ve dhe susam.

Përgatitja:

  1. Të gjithë përbërsit i bëjmë bashkë (qumështi duhet të jetë i vakët) formojmë një brum të butë e vendosim në një enë të thellë e mbulojm me leckë kuzhine dhe e lëmë reth 1 orë që të dyfishohet masa.
  2. Pastaj fillojm i ndajm në toptha sipas dëshirës.
  3. I vendosim në tepsi të lyer me vaj.
  4. Para se ti fusim të piqen i lyejm me ve dhe sipër i qesim susam.
  5. Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius.
Burim: kuzhinashqiptare
kosovarja.ch