5.8 C
Priština
More

    Po, ata i kanë parashikuar të gjitha!

    spot_imgspot_img

    Që nga kohërat e lashta, njerëzit janë marrë me forcat që ata nuk mund t’i shpjegonin, për jetën dhe vdekjen, dhe gjithmonë kanë ekzistuar njerëzit të cilët kanë dhënë përgjigje në këto pyetje, në mënyrën e tyre unike. Gjatë gjithë historisë njerëzore ka pasur disa njerëz, parashikues të rëndësishëm, që kanë lënë gjurmët e tyre nëpër kohë. Në këtë artikull do të përmendim disa prej tyre.

    Jean Dixon, konsiderohet si parashikuesja më e famshme në epokën moderne. Parashikimi i saj më i njohur është ai i vitit 1960 – për njeriun e gjatë, me sy të kaltër, që nga radhët e demokratëve do të bëhej president, dhe pastaj parashikon se, pas një kohe ky njeri do të vritet. Sigurisht, askush nuk mund t’i rezistojë përshtypjes se ajo mendonte për John F. Kennedy. Jean Dixon në parim i ka futur profecitë në mediat kryesore. Për vite pas, Nancy Reagan, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gruaja e Ronald Regan, u bë mikeshë besnike e Jean Dixon, për më tepër duke planifikuar akrtivitetet e bashkëshortit, sipas këshillave astrologjike të Jean Dixon. Deri në ditët të sotme, ajo ka mbetur njëra nga parashikueset më të diskutueshme amerikane, edhe më tej.

    Nostradamus, ishte parashikuesi i fillimit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i cili shkroi mbi 6000 parashikime, në librin e tij më të famshëm “Les prophetes”. Këto parashikime mbulojnë pothuajse të gjitha ngjarjet, nga trazirat politike, përmbytjet, tërmetet e luftërat. Gjatë shekujve, shumë njerëz besonin se Nostradamus parashikoi jetëgjatësinë e qytetërimit tonë, por gjithashtu, kohëve të fundit, flitej edhe për parashikimin e tanishëm, që fundi i qytetërimit tonë do të vijë me vuajtje të përmasave biblike, në vitin 2012.

    Daniel Dunglas Home, mediat skoceze nga shekulli i nëntëmbëdhjetë, thonë se Daniel pretendonte që, jo vetëm se kishte folur me të vdekurit të cilët e kishin këshilluar atë, por edhe që kishte aftësinë e levitacionit (ngritjes në ajër). Home ishte mjeshtër i zanatit të tij në seanca, dhe ishte i testuar nga gjyqtarët dhe shkencëtarët, të cilët kurrë nuk kanë gjetur dëshmi se në fakt komunikimi i tij me të vdekurit është mashtrim. Shpesh gjatë seancës, ishin të pranishme fenomene të pashpjegueshme që shkëlqenin, dhe madje nga pretendimet e të shumtëve, që objektet kanë qëndruar pezull në dhomën ku seanca është zhvilluar.

    Grigori Rasputin, konsiderohet si një murg i çmendur, i cili ishte në fakt një parashikues dhe kapelan i Perandorit të atëhershëm Rus, N. Romanov, gruas së tij dhe fëmijëve. Për derisa ai ishte fëmijë, shumë ka atribuar me energjinë e tij të jetë në gjendje për të gjetur sendet e vjedhura. Aftësitë e tij e kanë drejtuar atë në një rrugë të çuditshme të jetës, mistiku endacak. Pastaj, i drejtuar nga një vizion, ai përfundoi në pallatin e Parandorit Rus. Atëherë ai e shëroi djalin e tij, dhe u bë padyshim një nga figurat më të rëndësishme jozyrtare të gjykatës ruse.

    Këto janë vetëm disa nga biografitë e shkurtra të parashikuesve të famshëm dhe më kontravers. Fija unike që i bën ata të ngjashëm është se secili prej tyre fuqishëm besonte që kishte fuqinë për të komunikuar me qenie dhe energji që të tjerët nuk e kanë. Në çdo rast, aftësia e tyre i’u solli atyre famë, por edhe skepticizëm. Nuk kishte rëndësi nëse parashikimet e tyre janë të sakta apo jo, ata gjithashtu ishin dhe do të jenë fanarët shpirtëror për mijëra njerëz të cilët, përkrah tyre kishin gjetur paqen e tyre.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...