Ëmbëlsirë e thjeshtë, shijen e së cilës e adhurojnë të gjithë gjeneratat për vetëm 20 minuta.

Përbërja:

  • 600 g plazmë
  • 100 g arra
  • 200 g çokollatë
  • 250 g margarinë
  • 2 vezë
  • 200 ml lëng me gaz me shije të portokallit

Përgatitja

  1. Vezët, margarinën dhe sheqerin duhet ta përzieni. Shtoni plazmën, arrat dhe 100 g ­–çokollatë të grimcuar.
  2. Shtoni lëngun dhe përzieni mirë, plazmën vendoseni në pjatë dhe jepni formë tortës. Mbi të vendojeni çokollatën e shkrirë (100 gramë që kanë mbetur) dhe vajin. Mund t’a dekoroni me fruta te freskëta.

Vërejtje: Keni kujdes që të përdorni vezë të freskëta.

kosovarja.ch