16.7 C
Priština
More

    Pini ujë me limon të freskët – është e shëndetshme!

    spot_imgspot_img

    Rreth cilësive medicinale të limonit, pasuria e tij me vitamina dhe minerale dhe të gjitha përfitimet që kemi nga konsumimi i tij, kemi shkruar disa herë. Sot ne përgjigjemi  në pyetjen se pse ju duhet të pini ujë me limon të freskët.

    Një pije e shëndetshme natyrore e tillë si me fruta dhe perime janë një pako shëndetësore për të na ndihmuar në rimëkëmbjen pas ushtrimeve të fuqishme, mund të ndihmojnë në hidratimin e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme dhe proteina ndërsa caji bimor shërben si qetësues dhe zbutës. Dhe çfarë janë përfitimet e konsumit të ujit me limon të freskët?

    Fillimi i ditës me një gotë të vakët uji me limon është një ritual dhe traditë e lashtë e përdorur nga jogi të famshëm dhe përdoret për pastrimin e trupit nga materiet toksike të cilat shtresohen në organizëm. Edhepse mund të ju ngjajë se keni të bëni me mjekësi popullore të pavlefshme, edhe shkenca moderne i vërteton cilësitë shëruese të kësaj pije.

    Edhepse në përgjithësi jemi mësuar që t`a fillojmë ditën me ndonjë caj apo kafe, një ditë e nisur me një gotë lemonade të nxehtë është shtytje për një ditë me energji. Uji nuk do të thotë të jetë i vokët apo i ngrohtë  mirëpo duhet të jetë i pastruar. Duhet bërë praktikë që të mbushni një bokall në gjysmë me lëng të shtrydhur nga limoni, që gjatë ditës t`a konsumoni më lehtë.

    Forcon imunitetin

    Limoni është shumë i pasur me antioksidant vitaminë C, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm kur është fjala për forcimin e sistemit imunitar, dhe mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e infeksioneve respiratore. Acidi askorbik, i cili është gjetur edhe në limon mund të ketë një efekt anti-inflamator, dhe është përdorur për të lehtësuar simptomat e astmës dhe probleme të tjera të frymëmarrjes. Përveç kësaj, ka edhe cilësinë anti-mikrobiale dhe rrit aftësinë e trupi të absorbojë më mirë hekurin.

    Alkalizimi

    Edhe pse asocimi jonë i parë me një limon është acidi, limoni është në fakt një nga ushqimet më alkale në natyrë dhe mbështet një alkalizim të plotë tëtrupit dhe tretje më të lehtë të acideve.

    Ndihmon tretjen e ushqimit

    Besohet se flavonoidet që  gjenden në limon janë përgjegjëse për atë që limoni si  lëng, për shumë vite përdoret si një pije që ndihmon tretjen e ushqimit. Besohet se në mënyrë shumë  efektive pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj, dhe vitamina C është i lidhur me reduktimin e  një rreziku të zhvillimit të ulcerës peptike shkaktuara nga bakteret Helicobacter pliori.

    Pastron lëkurën

    Vitamina C së bashku me antioksidantët tjerë, redukton ndikimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira, sidomos ato të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve UV dhe toksina në mjedisin janë përgjegjës për shumë simptomat e plakjes që përshkojnë në lëkurën tonë. Antioksidantet mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre dhe disi shtyjnë fillimin e rrudhave.  Lemoni përveç se mund të merret me gojë, mund të aplikohet edhe në lëkurë, në plagë dhe rrudha dhe kështu të reduktojë dukshmërinë e tyre. Për shkak të asaj limoni është shumë i dobishëm për një pamje të mirë të lëkurës.

    Ndihmon shërimin e plagëve

    Acidi askorbik është një mjet i shkëlqyer për rigjenerimin e plagëve dhe gërvishjeve dhe është një ndër mineralet esenciale për  për eshtra të shëndoshë, ind lidhës dhe kërc, e cila gjendet në nyje. Kur të përmbledhen të gjitha gjërat ,ne nuk mund dhe mos të arrijmë në përfundimin se vitamina C është një nga përbërësit më të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit të njeriut, dhe për këtë arsye duhet zëvendësuar dozën tuaj në mëngjes e kafe filxhan me ujë me gjysmë limoni.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...