13.5 C
Priština
More

    „Pickim i vogël, kërcënim i madh“ – Si të mbrohemi nga mushkonjat, rriqnat dhe parazitët tjerë të ngjashëm

    spot_imgspot_img

    “Pickim i vogël, kërcënim i madh” – me këtë slogan është shënuar Dita Botërore e Shëndetit për këtë vit e cila i është përkushtuar rreziqeve nga mushkonjat, rriqnat, ç­imkat (tartabiqëve) dhe bartësve të tjerë të sëmundjeve infektive. Me këtë rast, është paralajmëruar se në dhjetëvjeçarin e fundit është e pranishme edhe “mushkonja tigër”, e cila shumohet shpejtë dhe shpërndahet në zona të reja, dhe është bartës i mundshëm i sëmundjeve të ndryshme, të tilla si, p.sh. ethet tropikale.

    Sëmundjet e shkaktuara nga vektoret (bartësit)

    Vektorët janë organizma që bartin patogjene dhe parazite nga një person apo një kafshë e infektuar në një person tjetër, duke shkaktuar një spektër të gjërë të sëmundjeve të rënda në popullatën njerëzore. Edhe pse janë të zakonshme për zonat tropikale, globalizimi i tregtisë dhe udhëtimit, si dhe ndryshimit të klimës, kanë ndikuar që sëmundjet e shkaktuara nga vektorët janë më të shpeshta edhe atje ku më parë nuk kanë egzistuar pothuajse fare. Objektivi kryesor i zhvillimit të fushatave është për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kërcënimeve të mundshme të vektorëve dhe sëmundjeve që i shkaktojnë në mënyrë që të inkurajojë edhe individët edhe komunitetet që të marrin masa me qëllim që të arrihet mbrojtje në kohë.

    Mushkonjat – bartëset më të njohura të sëmundjeve

    Gjysma e popullsisë së botës është në rrezik nga sëmundjet siç janë malaria, ethet tropikale, ethet e verdha, që i bartin vektorët (mushkonjat, mizat, rriqnat, kërminjtë e ujit). Më shumë se një miliard njerëz infektohen dhe më shumë se një milion njerëz në vit vdesin nga sëmundjet vektoriale. Sipas disa të dhënave, kohët e fundit falë zbatimit të dezinfektimit sistematik dhe vaksinimit parandalues ​​të personave që shpesh banojnë në natyrë (fermerët, punonjësit e pyjeve, gjuetarët, alpinistët), sëmundjet vektoriale janë nën kontroll, dhe situata është relativisht e favorshme.

    Lyme – sëmundja

    Lyme borelioza ose Lyme-sëmundja është infeksion që bartet nga rriqnat që i përkasin disa llojeve te gjinisë ‘Ixodes’. Rriqnat infektohen gjatë thithjes së gjakut nga kafshët shtëpiake, siç janë minjtë, ketrat dhe kurrizorë të tjerë të vegjël. Rreziku nga Lyme-sëmundja është më i lartë tek popullata që jeton në zonat rurale, pyje (fermerët, gjuetarët, mbledhësit e kërpudhave dhe mbledhësit e frutave me kokrra). Shumica e infeksioneve paraqiten në pranverë, verë dhe në fillim të vjeshtës.

    Meningoencefalitisi i rriqnave

    Me ardhjen e ditëve të ngrohta, kur njerëzit sa më shumë qëndrojnë në natyrë, rritet edhe rreziku i pickimit të rriqnave aktiviteti i të cilave është i theksuar sidomos në pranverë dhe në fillim të verës si dhe në vjeshtë. Rriqnat janë parazitë që ushqehen me gjak, kryesisht të kafshëve me gjak të ngrohtë, por edhe të njeriut. Jetojnë në fletë dhe degë të bimëve të ulëta dhe shkurreve me lartësi deri në një metër. Gjatë banimit apo lëvizjeve nëpër këto terene, kapet për rroba dhe kërkon një vend të përshtatshëm në trup për pickim dhe pastaj thithjen e gjakut. Më së shumti i sulmojnë vendet me lëkurë të hollë ku gjaku thithet më lehtë, gjegjësisht këmbët, beli dhe zona gjenitale, kurse tek fëmijët edhe në flokë (kokë).

    Rriqnat tek njeriu mund të bartin më shumë lloje të sëmundjeve infektive. Hulumtimet tregojnë se rriqna e infektuar tek pickimi gjatë 10 orëve të para vetëm në një përqindje të vogël të rasteve, arrin të infektojë personin e pickuar. Prandaj, është e nevojshme që sa më parë të largohet plotësisht nga lëkura edhe atë përmes piskatores së dezinfektuar me alkool me tërheqje të kujdesshme pa shtrydhje.

    Gjatë tërheqjes rriqna duhet kapur në pjesën e sipërme të trupit, gjegjësisht sa më afër lëkurës, pa lyerjen apo trullosjen e saj me alkool, vaj, etj sepse me këtë rritet mundësia e sekretimit të shkaktarëve të infekcionit në plagën e pickimit. Pas heqjes së rriqnës, vendin e pickimit dhe duart tuaja duhet pastruar me sapun dhe ujë, si dhe tharë e pastaj dezinfektuar me dezinfektues. Nëse ju nuk jeni të aftë për ta bërë këtë ose frikësoni ta bëni vetë, kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

    Shfaqja e simptomeve të ngjashme me ato të gripit (temperaturë, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, dobësi e përgjithshme), por edhe dhimbje koke, vjellje, marramendje, të qenët i përgjumur, paralizë e pjesëve të trupit apo ndryshime pa dhimbje të lëkurës në formën e skuqjes me zbehje në mes, zakonisht ndodh 1-3 javë pas pickimit të rriqnës. Në rast të paraqitjes së këtyre simptomeve patjetër duhet të kontaktoni mjekun tuaj për shqyrtim.

    Masat e mbrojtjes

    Që të zvogëlohet rreziku i pickimit të rriqnës, si dhe sëmundjet që ato i bartin, duhet t’i përmbahemi masave të caktuara mbrojtëse. Gjatë qëndrimit në natyrë duhet shmangur zvarritjet nëpër shkurre. Gjatë shetitjes të shfrytëzohen shtigjet e pastruara nga shkurret dhe bimët e gjata, gjithashtu të shmanget shtrirja në tokë me bimësi të dendur. Për lehtësimin e identifikimit të rriqnave duhet të veshim rroba me ngjyra të lehta, mëngë të gjata dhe pantallona me këpucë të përshtatshme. Koka duhet mbrojtur me kapelë ose shami.

    Gjatë qëndrimit në natyrë është e dobishme që pjesët e pambuluara të trupit të lyhen me substanca që i largojnë rriqnat. Pas kthimit nga natyra duhet të kontrollohet i gjithë trupi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë pjesëve ku lëkura është e hollë – zonën prapa veshëve, zona e ijeve, sqetull, kërthizë, tek fëmijët e vegjël edhe flokët. Të gjitha rriqnat eventualisht të zbuluara duhet të hiqen sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe vendeve të tilla në ditët e ardhshme duhet kushtuar më shumë vëmendje.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...