Pfizer: Vaksina efektive edhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

spot_imgspot_img

Kompania Pfizer njoftoi të hënën se vaksina e tij kundër COVID-19 është efektive edhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe se së shpejti do të kërkojë autorizim në Shtetet e Bashkuara për përdorimin e saj tek kjo grupmoshë. Një hap i tillë shihet si mjaft i rëndësishëm drejt fillimit të vaksinimit të fëmijëve.Vaksina e prodhuar nga firma Pfizer dhe kompania gjermane partnere e saj BioNTech është tashmë në dispozicion për moshat mbi 12 vjeç. Por shumë prindër po presin me ankth vaksinimin e fëmijëve të tyre, tashmë që ata janë rikthyer në shkolla dhe në kushtet kur varianti tejet ngjitës i koronavirusit, Delta, po shkakton një kërcim të madh për infeksione tek fëmijët.

Për fëmijët në shkollë fillore, kompania Pfizer testoi një dozë shumë më të ulët, një të tretën e sasisë që përmbajnë dozat që jepen aktualisht. Pavarësisht kësaj, u vu re se pas dozës së dytë, fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, prodhuan nivele të tilla antitrupash që e luftojnë koronavirusin, po aq fort sa adoleshentët dhe të rriturit që marrin një dozë më të lartë.

Një zyrtar i lartë i kompanisë Pfizer, Dr. Bill Gruber, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se doza për fëmijët e vegjël rezultoi e sigurt dhe me efekte anësore të ngjashme, ose më pak, si dhimbje krahu, apo ethe, si tek adoleshentët.

Dr. Gruber tha se synohet që aplikimi për përdorim urgjent në këtë grupmoshë tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të bëhet deri në fund të muajit, pasuar pak më vonë me aplikimin tek entet rregullatore evropiane e britanike.

Në fillim të këtij muaji, kreu i FDA-së, Dr Peter Marks i tha agjencisë së lajmeve Assoated Press se sapo Pfizer të dorëzojë rezultatet e studimit, agjencia do të shqyrtojë të dhënat “me shpresën që brenda disa javësh” të vendosë nëse vaksinat janë të sigurta dhe efektive edhe për fëmijët e vegjël.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Materiale dhe kombinime të qëndrueshme për mot të paqëndrueshëm në tranzit Kosovë–Zvicër

Si të zgjidhni materiale dhe kombinime veshjesh që mbajnë mirë në mot të paqëndrueshëm gjatë udhëtimeve midis Kosovës e Zvicrës, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe jetën e produktit në përputhje me prioritetet e BE-së për tekstilet cirkulare.

Veshmbathje: Zgjedhje materiali dhe shtresa për veshje praktike në motin e ndryshueshëm Kosovë–Zvicër

Udhëzues praktik për zgjedhjen e materialeve dhe shtresave që përshtaten me motin e ndryshueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës, me vëmendje ndaj qëndrueshmërisë dhe ruajtjes së rrobave.

Recetë tradicionale shqiptare: Tavë kosi me twist modern për drekë familjare

Recetë e njohur e tavës së kosit, e përditësuar me elemente më të lehta dhe me më shumë perime për një drekë familjare të balancuar. Artikulli sjell përbërës të sugjeruar, udhëzime gatimi dhe këshilla higjienike për ruajtje dhe ngrohje të sigurtë.

Nënë: Rutina praktike e ditës për nënat që punojnë — këshilla me burime të verifikueshme

Një plan praktik për nënat që punojnë, i bazuar në udhëzime për kujdesin e fëmijës nga UNICEF dhe parimet e shëndetit të fëmijës të OBSH-së. Rregulla të përditshme, ide për lojë të shkurtër, kujdes shëndetësor dhe këshilla për ushqyerjen e foshnjave.