Pesë rregulla, me të cilat nuk do të keni dhëmbë të verdhë

spot_imgspot_img

Rregullat e higjienës orale kërkojnë larjen e dhëmbëve pas çdo ushqimi, por nga pamundësia për të bërë këtë, që në të gjitha rrethanat dhe situatat, ndodh që furçën e dhëmbëve ta përdorim vetëm pasi të zgjohemi dhe para se të shkojmë për të fjetur.

Megjithatë, zakonet e caktuara mund të na ndihmojnë për të mbajtur dhëmbët tanë, të shëndetshëm dhe të bardhë.

1. Pini çaj

Çaji i zi dhe i gjelbër, përmbajnë polifenele, antioksidantë, vlera e të cilit në fakt vështirson depozitimin e shtresave (shtresë të verdhë) në dhëmbë, dhe kështu ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.
Këto lloje të çajrave, gjithashtu do të zbusin aromën e pakëndshme, sepse e parandalojnë krijimin e baktereve që e shkaktojnë atë.

2. Shmangni karbohidratet në mes të ngrënies

Një qese me patate të skuqura (chips) mund të dëmtojë dhëmbët tuaj, po aq sa edhe një pjesë e tortës. Të gjitha karbohidratet kthehen në sheqerna të thjeshtë, të cilët konvertohen në baktere, nga e cila bëhet kariesi.
Duke u transformuar në një masë ngjitëse, hyjnë në mes të dhëmbëve dhe shkaktojnë formimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Karbohidrate, hani vetëm në kohën e ngrënies, ose me një sasi më të madhe të ushqimit, atëherë kur prodhohet pështyma, përgjegjëse për “pastrimin” e zgavrës së gojës.

3. Pini me pip

Shumica e lëngjeve dhe pijeve energjetike (madje edhe atyre dietale dhe pa sheqer) përmbajnë agrume dhe acid fosforik, që shkatërron smaltin e dhëmbëve. Nëse pini me anë të ‘pipit’, pijet do të futen direkt në pjesën e prapme të fytit, të cilat do të kenë kontakt minimal me dhëmbët.

4. Rriteni marrjen e vitaminës C

Vitamina C është një nga vitaminat më të gjithanshme, e cila, ndër të tjera, e ruan shëndetin e dhëmbve. Ata të cilët, në ditë konsumojnë më pak se 65 miligram vitaminë C (një portokall përmban 80 mg të vitaminës C) janë më të prirur për sëmundjen e dhëmbëve, se sa ata të cilët rregullisht konsumojnë ushqime që përmbajnë këtë vitaminë të pazëvendësueshme.

5. Merrni të paktën 800 miligram kalcium në ditë

Sa më shumë kalcium, aq më të fortë i kemi kockat (eshtrat), ndër ta bëjnë pjesë edhe dhëmbët. Ata të cilët konsumojnë më pak se 800 miligram kalcium në ditë janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të indeve të dhëmbëve. Kalciumi ndihmon që kockat e dhëmbëve të mbeten të fortë, dhe vetëm ajo i mban dhëmbët në vend. Sasia e rekomanduar e kalciumit është 1,000 miligram, për gratë nën moshën 50 vjeqare, dhe 1200 miligram për ato mbi moshën e limituar. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.