Pesë këshilla në përdorimin e shamponit që të keni flokë të shëndoshë

spot_imgspot_img

Ndërsa shumica e njerëzve i lajnë flokët të paktën një herë në javë, jo shumë e dinë mënyrën e duhur të përdorimit të shamponit. Dr Noopur Jain, themeluese dhe konsulente dermatologe në Skinzest, thotë se flokët janë delikate dhe kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen e duhur për mirëmbajtje.“Pastrimi me shampon është një nga hapat më të rëndësishëm në rutinën e kujdesit për flokët, prandaj njohja e disa fakteve dhe praktikimi i tyre siç duhet është thelbësorë,” thotë ajo.

Shampon vetëm për pastrimin e kokës, jo për fijet e flokëve

Ka shampon ekskluzivisht për lëkurën e kokës dhe supozohet të masazhohet në lëkurën e kokës vetëm për 30 sekonda, ose më shumë në varësi të intensitetit të produktit. Ajo kujton se për shpërndarje të barabartë dhe shkumëzim më të mirë, flokët duhet të jenë të lagur.

Shamponi duhet të përdoret në sasi të vogël, duhet të hollohet me ujë

Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktojë thatësi të tepërt. Aplikimi i tepërt i shamponit mund të dëmtojë flokët. Pavarësisht se sa të gjatë janë flokët, një lugë me madhësi të një monedhe është kryesisht perfekte për të gjitha.

Sa shpesh duhet të përdorni shamponin dallon nga personi në person

Shumica prej nesh aplikojnë shampon një ose dy herë në javë. Por në varësi të strukturës së flokëve dhe natyrës së kokës, duhet të ndryshoni këtë rutinë. Disa mund të përdorin shamponin çdo ditë dhe në atë rast, përdorimi i shamponëve të butë është i domosdoshëm. Ndërsa disa lloje të flokëve nuk duan shampon rregullisht, prandaj përdorimi më i rrallë është i rëndësishëm për strukturën dhe rritjen. Konsultimi me një dermatolog nëse përballeni me ndonjë problem gjatë larjes me shampon mund t’ju ndihmojë të arrini rezultate më të mira, raporton Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Nuk ka shampon më të mirë

Ajo që i përshtatet dikujt tjetër mund të mos funksionojë për ju. Flokët e të gjithëve janë të ndryshëm. Duhet të gjeni një shampon që i përshtatet flokëve tuaj sipas natyrës së tyre. Një dermatolog mund t’ju udhëzojë në lidhje me gjendjen  e flokëve dhe strukturën e tyre. Disa mund të kenë lëkurë të thatë të kokës dhe disa të yndyrshme, kështu që zgjedhja e shamponit të duhur është e domosdoshme.

Lidhja e flokëve të lagur me një peshqir i dëmton ato

Lidhja pa kujdes e flokëve me një peshqir të ngushtë mund të shkaktojë dëme dhe thyerje. Një nga mënyrat më të mira për të tharë flokët  është përdorimi i një peshqiri pambuku ose një bluze pambuku; struktura e saj e butë nuk do të shkaktojë ndonjë dëm.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.