10 C
Priština
More

    Gabimet që i bëni për të humbur peshë

    spot_imgspot_img

    Shumë njerëz zgjedhin dieta të veçanta si pjesë e rrugëtimit të tyre për humbje peshe. Por humbja e peshës nuk ka të bëjë me urinë, ose ngrënien e ushqimit të lehtë, përkundrazi ka të bëjë me ndjekjen e një diete të duhur. Dhe, nëse dieta juaj nuk po jep rezultatet e dëshiruara, është koha që ju mund të dëshironi të rishqyrtoni disa gjëra.

    – Ngrënia e sallatave dhe ushqimeve fibroze gjatë mbajtjes së dietës është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur larg urinë, por shumica harrojnë të numërojnë kaloritë në vajra/salcë që përdoren për t’i bërë sallatat të shijshme.

    – Dy kafshata makarona me salcë të bardhë mund të jenë diku nga 80 -120 kalori. S’është e gabuar të shijosh një ushqim gjatë dietës, por mos llogaritja e kalorive është ajo që po i bën përpjekjet tuaja të kota, shkruan Indianexpress, përcjell Klankosova.tv

    – Marrja e kohës për stërvitje ose thjesht lëvizja më shumë brenda shtëpisë mund të rrisë termogjenezën e aktivitetit tuaj pa stërvitje. Është gjithmonë më mirë të lëvizësh pak sesa të qëndrosh në shtrat gjatë gjithë ditës.

    – Të hash shumë fruta gjithashtu mund të të nxjerrë jashtë deficitit tënd. Frutat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve, fibrave dhe antioksidantëve, por në të njëjtën kohë kanë kalori, jo shumë por mjaftueshëm për t’ju përjashtuar nga dieta juaj.

    Çfarë duhet bërë?

    *Hani ngadalë, përtypni më shumë. Kjo do të thotë që dikush duhet të hajë pa u shpërqendruar nga p.sh.: Televizori, telefoni ose biseda.

    *Mos hani për t’u ngopur. Në momentin që e shihni se jeni afër të ngopurit, mos vazhdoni të hani.

    *Balanconi ushqimet tuaja me sasinë e duhur të fibrave dhe proteinave.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...