4.4 C
Priština
More

    Pesë gjërat që grupi juaj i gjakut i tregon për shëndetin tuaj

    spot_imgspot_img

    A stresoheni shpesh dhe bëheni anksiozë? Nëse po, me siguri jeni duke menduar se frigoheni dhe jeni më të ngarkuara nga stresi i jetës sesa njerëzit tjerë,sidoqoftë, grupi juaj i gjakut mund të jetë shkaku i ankthit tuaj.

    Hormoni kortisol. Që luan rol të rëndësishëm në nivelet e stresit dhe të ankthit tuaj, është i përcaktuar nga grupi juaj i gjakut. Njerëzit që kanë grupin A të gjakut natyrisht kanë nivele më të larta të kortisolit në trupat e tyre, si dhe prodhojnë kortisol shtesë si përgjigje ndaj situatave stresuese.

    Në anën tjetër, njerëzit me grupin O të gjakur janë më të prirur për situata” lufto ose ik” si reaksion ndaj stresit, që nënkupton se më tepër adrenalinë sesa duhet rrjedh në sistemin e tyre, gjë që shkakton panik dhe ankth.

    Të kuptuarit se si grupi juaj ndikon në prodhimin e kortisolit, luan rol të rëndësishëm në ndihmën e menaxhimit të stresit tuaj.

    Për shembull, nëse jeni grupi O i gjakut, do ju duhet kohë më e gjatë të rikuperoheni nga stresi pasiqë e keni më të vështirë të zbutet adrenalina që e prodhon trupi juaj. Me qëllim të uljes së niveleve të juaja të stresit, provoni që në mëngjes së pari të meditoni për një orë apo më shumë.

    Mund të bëni edhe ndonjë gjë që ju qetëson si për shembull leximi apo shëtitja në park. Të përballurit e rregullt me stresin e shumtë mund të jetë po aq negative për shëndetin tuaj sa edhe sëmundjet e ndryshme, andaj bëni një plan që do të dihmojë në luftimin e niveleve të juaja të stresit.

    Ekziston edhe një mënyrë tjetër sesi grupi juaj i gjakut mund të luajë rol në shëndetin tuaj, e ajo është roli në bakteret në barkun tuaj.

    Studimet e reja kanë zbuluar se grupi i gjakut mund të luajë rol të madh në mënyrën sesi zorrët e juaja i zbërthejnë bakteret në barkun tuaj. Kjo është e rëndësishme pasiqë mjeku juaj mund të caktojë dietë të veçantë varësisht se cilit grup të gjakut i takoni.

    Grupi juaj i gjakut luan rol të madh edhe në zhvillimin e alkoolizmit. Studimet tregojnë se njerëzit me grupin A të gjakut kanë rrezik më të madh të zhvillimit të këtij çrregullimi, kjo ndodh pasiqë komponentët e gjakut- antigenët- janë të lidhur ngushtë me këtë çrregullim, lloji A i antigenëve mund të transformojë mënyrën sesi sistemi juaj imunitar reagon ndaj alkoolit.

    Njerëzit me grupin A të gjakut janë më obsesivë-kompulsivë, me fjalë të tjera ata me këtë grup të gjakut janë më insistues së ata me grupin O të gjakut.

    Tipi i gjakut tuaj mund të tërheqë edhe mushkonjat, nejrëzit me grupin O të gjakut janë dyfish më të prirë në tërheqjen e llojeve specifike të mushkonjave në krahasim me njerëzit me tipa tjerë të gjakut. Sidoqoftë, në aspektin pozitiv, përderisa kafshoheni më tepër jeni më pak të prirë të vuani nga sëmundje që mbarten nga mushkonjat, sëmundje si malarja./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...