11.5 C
Priština
More

    Personat obezë janë më të rrezikuar nga COVID-19

    spot_imgspot_img

    Kohën e fundit hulumtimet treguan se mbipesha është një faktor i madh rreziku për komplikimet të Covid-19.

    Të gjithë njerëzit që vuajnë nga ndonjë sëmundje akute apo kanë probleme me zemrën, diabetin apo tensionin e lartë të gjakut, llogaritet se janë më të rrezikuar nga Coronavirusi.

    Megjithatë, sipas studimeve te fundit nga Universiteti i Oksfordit, thuhet se edhe më të rrezikuar se këta persona që vuajnë nga një sëmundje janë personat obezë sepse organet e tyre të brendshme dëmtohen për shkak të inflamacionit të shkaktuar nga depozitat yndyrore.

    Shkencëtarët nga ky universitet kanë filluar një studim tek pacientët e rikuperuar nga Covid-19 për të identifikuar faktorët e rrezikut të virusit, shkruan Express.co.uk.

    “Hulumtimi për këtë ka të ngjarë të jetë një çelës për të kuptuar se cilët janë më të rrezikuar dhe ndoshta trajtimet që mund të ndihmojnë. Gjithashtu, do të na ndihmojë të vendosim nëse izolojmë pacientët obezë ose ata me sëmundje të mëlçisë yndyrore për kohë më të gjatë” – u shpreh Dr. Rajarshi Banerjee.

    Obeziteti përbënte 50 përqind të spitalit në ata të moshës 50-64 vjeç dhe 40 përqind në ato të moshës mbi 65 vjeç.

    Studimet nga Britania e Madhe, SHBA dhe Italia sugjerojnë se niveli i shtrimit në spital për Covid-19 mund të përshkallëzohet shumë më tepër sesa në Kinë sepse pacientët me sëmundje të mëlçisë yndyrore – të shoqëruar me dietë të keqe dhe peshë të tepërt – janë në një rrezik shumë më të lartë se mesatarja e rrezikut të komplikimeve të virusit.

    Hulumtimet tregojnë se ata gjithashtu mbesin infektive për më gjatë se – 17 ditë në krahasim me pacientët pa sëmundje të mëlçisë (12 ditë).

    Artikulli paraprak
    Artikulli tjetër

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...