14.2 C
Priština
More

    Përse duhet të pini çaj të gjelbërt në punë

    spot_imgspot_img

    Shtoni këtë në listën e shkaqeve të mira se pse duhet të pini çaj të gjelbërt: do të kryeni punën më mirë dhe më shpejtë. Studimet e fundit kanë treguar se çaji i gjelbërt përmirëson memorien e punës, që është një lloj funksioni ‘kognitiv’ i cili ju mundëson që të kuptoni më shpejtë atë që lexoni, apo të kuptoni udhëzimet e ‘shefit’, si dhe pastaj të rezononi se si të realizoni atë që shefi i juaj kërkon nga ju.

    Në një studimtë vogël të shkencëtarëve biomedikal në Univerzitetin e Bazelit, e paraqitur në prill të këtij viti në revistën “Phychopharmacology”, pjesëmarrësit kanë bërë testin e memories së punës ku është dashur të shiqojnë shkronjat e mbuluara dhe të shtypin tastin nëse bëhet fjalë për shenjë të njejtë e cila është paraqitur më parë gjatë testimit. Ata pjesëmarrës të cilët kanë pirë 27,5 gram ekstrakt të çajit të gjelbërt para detyrës kanë pasur rezultate më të mira në krahasim me grupin kontrollues.

    Hulumtimet e kaluara kanë treguar se memoria e punës mbështetet pjesërisht në komunikimin mes pjesës frontale dhe asaj parietale të trurit. Ekipi i shkencëtarëve të Baselit gjatë testimit kanë skenuar aktivitetin e trurit te pjesëmarrësit dhe kanë vërejtur se te personat të cilët kanë pirë çaj të gjelbërt është rritur lidhja mes korteksit parietal dhe frontal. Sa më të forta lidhjet aq më të mira janë performancat e tyre.
    Autorët e studimit nuk munden me saktësi të vërtetojnë se cili element i ekstraktit është përgjegjës për përforcimin mental – edhe flavonoidet edhe kofeina mundë të përmirësojnë funksionin kognitiv (njohës) – por janë të sigurt se kjo pije e shëndetshme rrjedh nga “ndryshimet në plasticitetin afatshkurtër”, gjegjësishtë, aftësinë e trurit që të krijojë lidhje të reja.

    27,5 gramët e ekstraktit që janë përdorur në këtë studim janë ekuivalent me afro 50 gota të çajit të gjelbërt, që është shumë më tepër se që do të duhej apo mundemi të pijmë në një ditë, edhe pse kjo sasi është e pranishme në shtojcat e çajit të gjelbërt. Por edhe vetëm tri gota në ditë është dëshmuar se mundë të ndihmojnë kundër kokëdhëmbjes dhe zgjasin pagjumësinë (për shkak të kofeinit), por edhe të përmirësojë prodhimin e punës, kurse 5 – 10 gota në ditë mundë të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit dhe të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e Parkinsonit.

    Nëse shtojmë edhe ndikimin kundër-infektiv si dhe se çaji i gjelbërt ndihmon në luftën kundër rrudhave – megjithatë është e vlefshme të fillohet me konsumimin e këtij lëngu të vlefshëm të gjelbërt!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...