14 C
Priština
More

    Përpjekjet që duhet bërë që “In Vitro” fertilizimi të jetë më i suksesshëm

    spot_imgspot_img

    Kur femrat kanë nevojë që të ngelin shtatzënë, shpesh herë i referohen in vitro fertilizimit, por fatkeqësisht kjo nuk garanton gjithmonë sukses. Tani, një studim i ri ka gjetur se këmbëngulja është çelësi që in vitro fertilizimi të funksionojë. Studimi i fundit i bërë në 157.000 femra me in vitro fertilizim, ka gjetur se ky trajtim bëhet më efektiv nëse bëhet më shpesh. Por, kjo merr kohë deri sa të rriten shanset për sukses.

    Gjatë studimit, hulumtuesit kanë përcjellur femrat se si iu janë nështruar in vitro-s mes viteve 2003 dhe 2010, dhe i kanë rindjekur në vitin 2012. Mosha mesatare kur femrat filluan fertilizimin in vitro ishte 35 vjeçare, dhe shuma mesatare e kohës që ishin jopjellore ishte katër vite.

    Për të gjitha gratë, shanset për të pasur fëmijë që në përpjekjen e parë të in vitro fertilizimit ishin 29.5%. Ato i qëndruan mjaft përmes përpjekjes së katërt, por mundësia e të pasurit një fëmijë u rrit deri 65% nga përpjekja e gjashtë.

    Shanset ishin të ndryshme në varësi të moshës së një gruaje (gratë nën moshën 40 vjeç të cilat kanë përdorur vezët e tyre kishin 32% shanse për të pasur fëmijë që në ciklin e parë të in vitro trajtimit; këto shanse u zvogëluan për 12% për moshën 40 deri 42 vjeçare, dhe më pak se 4% për gratë mbi moshën 42 vjeçare).

    “Çiftet që i hyjnë këtij trajtimi të in vitro-s, duhet ta shohin thjeshtë si një proces relativisht afatgjatë” , thekson Debbie Lawlor, profesoreshë e epidemiologjisë në Univerzitetin e Bristolit.

    Lawlor thotë se ishte “disi e habitur” se çiftet të cilët iu nënshtruan trajtimit in vitro mund të kishin numër të lindjeve ngjashëm me ato që konceptoheshin në mënyrë natyrale. Ajo gjithashtu vë në dukje se është inkurajuese fakti që femrat që kishin zero ose një numër shumë të vogël të vezëve, pas një cikli stimulues të hormoneve, mund të kenë ende fëmijë pas përpjekjeve të mëvonshme.

    Përderisa është mirë të dini se in vitro funksionon më mirë me kalimin e kohës, procesi mund të jetë shumë stresues për çiftet. Dhe, nuk është aspak i lirë, kërkon shuma të mëdha që ndoshta nuk mund ta mbulojnë as kompanitë e sigurimeve.

    Por, Mark Surrey, drejtor dhe themelues i qendrës riprodhuese në Kaliforni, thekson se trajtimi in vitro është shumë më i avancuar tani se sa ishte kohë më parë. Tani analizohen shumë më thellë embrionet dhe padyshim ka ndryshuar praktika e procedurave.

    Surrey thotë se duhen bërë disa cikle të in-vitros për të pasur fëmijë, nëse specialisti për infertilitet së pari nuk provon embrionet për qëndrueshmërinë e tyre. “Përderisa sipas studimit, është dashur që më herët të bëhen gjashtë cikle për të pasur sukses 65% e femrave, tani ne mund ta bëjmë me vetëm një cikël”, thekson ai.

    Çfarë mund të bëni që të rrisni shanset që përpjekja juaj e parë të jetë e suksesshme? Lawlor thotë se mosha është një arsye shumë e fortë. Është e qartë se ka shumë konsiderime se kur duhet filluar konceptimi i fëmijëve, por shanset më të mëdha për konceptim natyral dhe me in vitro trajtim janë nën moshën 40 vjeçare, në krahasim me gratë më të moshuara.

    Surrey gjithashtu thekson rëndësinë se duhet të siguroheni nëse embrioni ka qëndrueshmëri. Sigurohuni mirë që të shkoni në laborator ku mund të vlerësoni tërësisht testimin gjenetik të embrioneve.

    Natyrisht, ndonjëherë edhe nuk është në duart tuaja. Lawlor vë në dukje se mbajtja e peshës ideale dhe të shëndetshme, si dhe shmangia e duhanit gjithashtu mund të bëjë një ndryshim të madh, pasiqë obeziteti dhe pirja e duhanit reduktojnë pjellorinë tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...