Kur më shumë ndjejmë kënaqesi në seks? A sjell seksi për një natë më shumë eksitim dhe kënaqësi sepse jemi me dikë që ende nuk e njohim, „se si merrë frymë“, apo është burimi i lumturisë më të madhe pikërisht seksi me dikë që e dim se çfarë mendon edhe para se të thotë?

Për personat që (ende) nuk janë në lidhje, eksitim më të madh sjell një pjesë e sekondit para se  diçka të ndodh në të vërtetë: në momentin para puthjes, apo atë moment kur e kuptoni se do të përfundoni në shtrat me dikë që e keni ëndërruar për disa javë, muaj. .. apo para pesë minutave.

Përse kjo na eksiton aq shumë? Sepse kurrë më parë nuk e kemi përjetuar seksin me këtë person. Edhe fryma e re edhe pasioni që ajo/ai sjell, është ndoshta e vetmja gjë që është e „mirë“ kur është fjala për të pasur marrëdhënie seksuale me dikë me të cilin ne nuk jemi të lidhur. „Plusi“ kryesor, këtu është pikërisht në lidhje me diçka që ende nuk e kemi përjetuar. (Për fat të keq, kjo është edhe një nga arsyet pse kaq shumë njerëz e tradhëtojnë partnerin e tyre. Nëse bini  në këtë përvojë të hidhur, mos e largoni nga mendja atë thënie të vjetër „për një moment gëzimi, një mijë ditët të zisë“ … dikush me siguri do të lëndohet.)

Seksi i rastësishëm i ka edhe  avantazhet e tij. Në situata të tilla, të gjithë frenat lëshohen lirshëm dhe njerëzit më lehtë flasin fjalë „të pista“ për të kënaqur fanatazinë, e lëshojnë zërin … Sepse kujt i intereson nëse nuk ju pëlqen, nuk keni nevojë për tu parë kurrë më.

Nga ana tjetër, në marrëdhënie të tilla, njerëzit janë më shumë egoist dhe më pak se zakonisht ata kujdesen për kënaqësinë e partnerit të tyre. Gjithqka është e lidhur për kënaqësi fizike, e cila mund të jetë e papërshkrueshme, është fakt, por gjithashtu mund të ndodhë që kur të zgjoheni në mëngjes ndjeheni disi bosh …

Çfarë çon deri te seksi më i mirë? A është emocioni i takimeve të para apo afërsia që është ndërtuar me kalimin e kohës? Seksi me dikë që nuk e njihni shumë mirë, mund të çojë te seksi i mrekullueshëm, por kur jeni në lidhje me dikë që e doni, edhe seksi edhe orgazma marrin një kuptim të ri.

Kur jemi në lidhje, seksi është më i shpeshtë, dhe është e njohur që sa më shumë kemi seks, aq më shumë do të dëshironi atë. Orgazma është më shumë rregull dhe jo përjashtim, pasi që të dy prej jush e njihni trupin dhe dëshirat e personit që ju doni. Përveç kësaj, aty është edhe intimiteti emocional, dëshira për të dhënë kënaqësi dikujt që është për juve „gjithë bota“ dhe një ndjenjë e përmbushjes dhe kënaqësisë, kur keni sukses në këtë … Zëri ynë këtë herë shkon tek seksi me dikë që e duam./kosovarja.ch/