Përdorimi i “balsamit te buzëve” në bishtalecat tuaj?

spot_imgspot_img

Stilistët e njohur kanë zbuluar sekretet për kujdesin e flokëve gjatë verës

A doni të mësoni fshehjen e gjatë të sekretit të frizerëve të personaliteteve të famshëm? Ne po ju zbulojmë disa prej tyre, por qëndroni të gatshëm për surpriza.

BISHTALEC PËR VETËM PAK MINUTA

Një nga frizurat e rralla që duket e pashmangshme në martesat verore është frizura me bishtalec i cili e rrethon kupën e kokës, i ashtuquajturi bishtalec Heidi.

– Kjo është frizura ime e preferuar gjatë verës. Veshja verore përshtatet shëlqyeshëm me të – thotë Eshli Streicher, mes klientëve të së cilës është dhe En Hatavej.

Filloni me ndarjen e flokëve tuaj duke bërë një ndarje në mes. Nga çdo anë bëni nga një bishtalec. Bishtalecat duhet të fillojnë në nivelin e veshëve, e jo nga rrënja. Pastaj mbështillni bishtalecat rreth kupës së kokës dhe kryqëzoni 2-3 centimetrat e fundit, dhe i përforconi njërin me tjetrin.

Këshillë: Mbaroni me balsamin për “buzët”.

– Për shkak se ajri është i thatë verës, në vend që të përdorni sprej për flokë, lyeni flokët me balsam për “buzë”. Kjo do t’i japë flokëve tuaj shkëlqimin dhe do të mundësojë hidratimin. Me të vjen edhe era e mirë. “Disa miza me një grusht” – thotë Esli.

RINDËRTONI “BISHT-KALIN” (bishtalecin)

“Bisht-kali” pothuajse të gjithëve i duket bukur. Adam Livermore, floktari Meg Ryan, Cher dhe Naomi Campbell, kanë një teknikë të fshehtë për të bërë “bisht-kali”.

– Unë e di se kjo tingëllon çmenduri, por në qoftë se ju dëshironi një “bisht-kali” të lëmuar të përkryer, spërkatni rrënjët e flokëve me sprej për volum para se të ngritni flokët. Spreji do të forcojë rrënjët e juaja dhe për këtë është më lehtë për të bërë një “bisht-kali” të përsosur. Pastaj spërkatni sprej për teksturë që flokët të janë më pak të rrëshqitshme, kështuqë edhe bishtaleci qëndron më mirë – këshillon Adam.

BËNI FLOKËT ME ONDE (VALË) NË BANJON TUAJ

Nëse keni flokë të butë dhe të drejta, e dini se sa e vështirë është për t’i bërë ato të duket voluminoze dhe me onde (të valëzuara). Eli Paroneli nga saloni “Jonathan & George”, e cila kishte rregulluar shumë personalitete të famshëm, ka një zgjidhje.

– Me rregullimin e flokëve me onde (valëzuar) caku kryesorë është që ta bëni sa më të onduluar (valëzuar) se që dëshironi që ajo të jetë në fund. Spërkatni çdo gërshetë me llak fleksibël për flokë. Çdo gërshetë në veçanti mbështilleni me figaro. Do të ju duket vetja shumë kaçurrel, por kur do të ftohen flokët, krihni kaçurrelat dhe do të keni flokë të bukura me onde (valëzuara). Shpërndani flokët tuaja anash për të fituar volum edhe më të madh – këshillon Eli./kosovarja.ch/

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm

Udhëzues praktik i Kosovarja: ide të shpejta, të balancuara dhe të sigurta për mëngjes me përbërës që i ke në shtëpi — për familjet Kosovë–Zvicër.

Hidratimi në ditët e nxehta për familje

Udhëzime praktike për ujë, pije dhe vakte që freskojnë në vapë, me sinjale paralajmëruese për fëmijët, të moshuarit dhe rutinë familjare të thjeshtë.

Veshmbathje: shtresa dhe materiale praktike

Një udhëzues praktik nga Kosovarja për shtresa që funksionojnë mes Kosovës dhe Zvicrës: bazë që merr frymë, ngrohtësi pa peshë dhe mbrojtje nga shiu e era.

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.