Penisët po shkurtohen për shkak të klimës

spot_imgspot_img

Sado e çuditshme të tingëllojë, kriza e klimës po shkakton tkurrje të penisëve.

Dr. Shanna Swan, epidemiologe dhe shkencëtare e mjedisit, ka botuar një libër me titull “Count Down: How Our Modern World Is Threatening Sperm Counts, Altering Male and Female Reproductive Development, and Imperiling the Future of the Human Race” i cili synon të tregojë se si bota moderne po kërcënon spermatozoidet duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e njerëzimit.

Në libër, Dr. Swan përshkruan se si ndotja po çon në nivele më të larta të mosfunksionimit erektil, rënie të lindshmërisë dhe një numri në rritje të foshnjave të lindura me penisë të vegjël. Hulumtimi i saj paraqet një portret të zymtë të jetëgjatësisë dhe aftësisë së njerëzimit për të mbijetuar.

“Në disa pjesë të botës, mesatarja e 20-vjeçarëve sot është më pak pjellore sesa gjyshja e tyre kur ishte 35 vjeç”, shkruan Dr. Swan. “Kimikatet në mjedis dhe praktikat jo të shëndetshme të jetës në botën tonë moderne po prishin ekuilibrin hormonal, duke shkaktuar shkallë të ndryshme të shkatërrimit të riprodhimit.”

Sipas hulumtimit të saj, këto probleme janë shkaktuar nga ftalatet, kimikate të përdorura në prodhimin e plastikës. Ajo thekson se këto kimikate mund të kalojnë nga prindërit te pasardhësit e tyre, të ndikojnë në dëshirën seksuale të grave dhe së fundmi në gjatësinë e penisit.

Një nga studimet, ajo shqyrtoi lidhjen midis numrit të spermatozoideve dhe ndotjes në vitin 2017. Pas vëzhgimit të 185 studimeve që përfshinë pothuajse 45,000 burra të shëndetshëm, Dr. Swan dhe ekipi i saj arritën në përfundimin se numri i spermatozoideve te burrat në vendet perëndimore kishte rënë me 59% midis viteve 1973 dhe 2011.

Megjithatë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, qytetarët europianë janë të ekspozuar ndaj 41% më pak ndotje të grimcave sesa dy dekada më parë, por duhet ende shumë punë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.