16.7 C
Priština
More

    Pandora – detajet që e bëjnë koleksionin Pranverë 2017 aq të paharrueshëm

    spot_imgspot_img

    Le të ecim nëpër detajet e shquara që e bëjnë koleksionin Pranverë 2017 aq të paharrueshëm

    Floralet janë një favorit i modës shumëvjeçare të preferuar, dhe kështu mbesin edhe për këtë sezon. Margaritarët janë një nga lulet më të popullarizuara në stolitë univerzale të Pandora-s e që ndriçojnë aq shumë në koleksionin e ri. Këtë sezon, kemi përzier paksa gjërat. Kemi marrë margaritarin klasik dhe e kemi bërë që të lulëzojë në mënyra të reja mahnitëse. Detajet florale që i japin natyrës një gjallëri dhe frymëzim, janë kompozuar në mënyrë interesante duke na dhënë ndjenjën e risisë dhe inovacionit. Argjendi i pastër është një nga përzierjet metalike gjërësisht të njohura në asortimentin e stolive të Pandora-s. kanë një pamje shumë moderne, jetëgjate dhe jashtëzakonisht të qëndrueshme.

    Gjërat metalike janë shumë të popullarizuara dhe paraqesin një trend këtë sezon. Stolitë metalike prej argjendi të bardhë veprojnë si ndriçues të rastit, veçanërisht kur çiftëzohen me cirkone në formë kubike. Vathët me detaje margaritarësh si dhe unaza me margaritar vezullues janë poashtu një kombinim i gjithë kësaj. Vathët kanë modelin e lakuar me tri margaritar të afër njëri-tjetrit, që i bie tërësisht 6 margaritarë për një palë vathë komplet. Ndërsa modeli i hapur i unazës paraqet një nga modelet më moderne që mund të ekzistojnë.

    Vendosja e gurëve është pjesë përbërëse e secilit dizajn – dhe ne përdorim metalin për t’i vendosur gurët. Ne nuk i ngjesim me ngjitës. Kjo mënyrë e jona siguron një produkt të veçantë dhe të qëndrueshëm. Për të dy dizajnet ne me përpikmëri përdorim mostra për t’i vendosur dhe renditur gurët me delikatesë, të rrethuar me rruaza të vogla metalike të lëmuara, në mënyrë për ta mbajtur stolinë të sigurtë në vend. Procesi i tillë përsëritet për secilin gur në veçanti. Një koleksion apo komplet i stolive me margaritar përmban 60 gurë! Ne gjithashtu i kushtojmë rëndësi detajeve me materiale të përziera në pjesë individuale. Të marrim për shembull stolinë ‘Dazzling Daisy Meadoë charm’, ku margaritarët prej argjendi të pastër janë dekoruar me 30 gur cirkonë në formë kubike. Këto margaritar shtrihen mbi gurin rozë të cilët japin një frymëzim pranveror dhe ndjesi të cilësisë së mirë. Gurët rozë janë vendosur duke përdorur një nga teknikat më të vjetra të vendosjes, duke e izoluar me pjesë metalike gruin brenda metalit dhe duke e detajuar në skaje të kufirit si dhe për ta mbrojtur atë.

    Këtë pranverë, ne kemi inovuar klasiken në risi të freskëta, duke rezultuar në stoli që vërtetë mendojmë se kanë arritur nivelin e përsosmërisë – të gatshme për femrat që t’i mirëpresin modelet e këndshme.

    Në PANDORA, ne besojmë në përdorimin e materialeve me burim etik, duke përfshirë mjedisin e gurëve të përshtatshëm, si dhe ari dhe argjend të recikluar.

    Dyqanin Pandora e gjeni në katin e parë në qendrën tregtare Albi Mall.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...