Orgazma e thithkave ekziston dhe është ndër më të fuqishmet

spot_imgspot_img

Në një botë të “fiksuar” me atë që është në mes të këmbëve tuaj, është e lehtë të harrosh zonën më erogjene të trupi: thithkat.Dr Janet Brito, PhD, një seksolog dhe psikolog klinik, pohon se femra mund të përjetojë një nga orgazmat më të fuqishme vetëm falë stimulimit të thithkave.

Pa penetrimin e organit mashkullor, pa stimulimin e klitorit apo ndonjë praktikë tjetër seksuale, thuhet e besohet se femra mund të arrijë kënaqësinë maksimale edhe përmes prekjes së gjoksit.

Në fakt, duke stimuluar thithkat dhe indet e gjirit, ju mund të arrini kulmin e kënaqësisë seksuale si një orgazmë gjenitale. Ajo mund të jetë po aq e fortë sa orgazmat e tjera ndaj seksologët i mëshojnë fort faktit se paraloja është çelësi.

Oh, dhe pjesa më e mirë? Orgazmat e thithkave mund të jetë pararendëse e një orgazme gjenitale nëse doni të keni orgazma të shumta në të njëjtën kohë.

Si e arrini orgazmën?

Praktika, praktika, praktika. Të gjitha trupat reagojnë ndaj stimulimit në mënyrën e tyre kështu që është e rëndësishme të eksperimentoni, të dëgjoni trupin tuaj dhe të fokusoheni në aspektin e kënaqësisë – jo domosdoshmërisht në qëllimin final.

Pra lejoni veten dhe/ose partnerin tuaj të eksplorojë aftësitë e trupit tuaj pa gjykim ose pritshmëri, këshillon Living.

Një orgazmë e gjinjve, si një orgazmë klitorale, kërkon durim dhe kuriozitet. Mos kini frikë të eksperimentoni dhe të provoni qasje të ndryshme për të zbuluar se çfarë ju bën të ndiheni mirë.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.