Nuk do ta besoni çfarë po jua shkakton rënien e gjoksit

spot_imgspot_img

Dietat, disa lloje ushtrimesh dhe koha, nuk na ndihmojnë kur vjen puna te mbajtja e gjoksit lart. Megjithatë, sipas Dr. James C. Grotting, mjek, president i American Society for Aesthetic Plastic Surgery, ka disa faktorë që shpejtojnë varjen e gjoksit.

Nuk pi mjaft lëng portokalli

Nuk shërben vetëm për të shëruar nga e ftohura, thotë Grotting. Në fakt, gjoksi ka shumë nevojë për vitaminë C dhe B për të ndërtuar indet mbështetëse elastike dhe kolagjenin, që të ruajë formën e tij. Kështu që konsideroni të pini një gotë lëng portokalli në mëngjes, në vend të latte-s.

Ha patatina, karamele, ëmbëlsira

Të gjitha ushqimet e paketuara mund të fryjnë vithet dhe barkun, por dëmtojnë dhe gjoksin, gjithashtu. Kur kalojmë moshën 30, 40 vjeçe, Grotting thotë që, gjoksi ndikohet më shumë nga masa dhjamore. Për ta thënë ndryshe, kur ha një copë tortë, ajo nuk shkon direkt te pjesa e belit.

Po arrin synimet e humbjes në peshë

Është bukur kur arrin të rrëzosh kilet e tepërta, por Grotting thotë që kjo ndikon dhe në rënien e gjoksit. Sigurisht ti nuk do ndryshosh plan. Grotting thotë që po të veshësh një palë reçipeta të përshtatshme çdo ditë, do e mbanin gjoksin në vend.

Pi shumë duhan

Në rast se ke nevojë për një arsye më shumë për të lënë duhanin ja ku e ke. Duhani shkatërron lëkurën rreth gjoksit duke e dëmtuar dhe duke i dhënë një pamje të plasaritur dhe të varur.

Harron t’u bësh masazh

Mund të duket e çuditshme të masazhosh gjoksin me hidratant. Pavarësisht kësaj, Grotting këmbëngul që ia vlen edhe nëse pizhamat bëhen pis. Hidratimi i lëkurës së kraharorit, ndihmon shumë që gjoksi të mos varet.

Ti vrapon gjatë, çdo ditë

Vrapueseve nuk do u pëlqejë kjo gjë. Grotting thotë që vrapi e var gjoksin, por nuk duhet të shqetësohesh, megjithatë. Një palë reçipeta sportive që rrinë mirë pas gjoksit do të ndihmojnë për t’iu kundërvënë problemit.

Ti vesh vetëm një bluzë kur fle

E dimë që nuk do duash, por nëse do të kesh një gjoks të bukur, duhet të veshësh një gjoksore të butë që ruan formën e gjoksit, thotë Grotting. Thjesht zgjidh një palë që nuk të shqetësojnë dhe me material që lejon të hyjë ajri.

Nuk i mbron nga dielli

Kremi kundër diellit është i rëndësishëm jashtë, e njëjta gjë vlen edhe për gjoksin. Po t’i lyesh me krem, do pengosh që lëkura e tyre të duket e dehidratuar, e dëmtuar dhe e varur, thotë Grotting.

Po vesh reçipeta të papërshtatshme

Vlen gjithmonë! Mos e nënvlerëso ndikimin e reçipetave. Grotting mendon që shumë nga problemet tona të gjoksit rregullohen thjesht duke veshur masën e duhur të reçipetave që vlejnë për trupin tënd.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Paragjella për javën: plan i thjeshtë për përgatitje paraprake të vakteve

Një udhërrëfyes praktik për të organizuar paragjellat e javës: blerje të menduara, përgatitje me bazë sigurinë ushqimore dhe këshilla për magazinim dhe ngrohje të sigurtë.

Horoskopi argëtues për 12 shenjat (19 gusht 2026): dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 19 gusht 2026: sinjale të dashurisë, momente vendimtare në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie. Lexo me kujdes e shijo humorin!

Zgjidhje tech për përditshmërinë: aplikacione dhe pajisje që thjeshtojnë organizimin e shtëpisë

Si të përdorni aplikacione dhe pajisje për të kursyer kohë dhe për të mbajtur rregullin në shtëpi, duke ndjekur praktikat e sigurisë së rekomanduara nga NCSC.

Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: ide praktike për një pamje mikpritëse dhe funksionale

Si ta organizoni hyrjen e shtëpisë që të duket mikpritëse dhe të jetë praktike: ide për mobilim, ruajtje, siguri ndaj kimikateve dhe një listë kontrolli për mirëmbajtje të përditshme.