Noodles më të mira me patate, në dy verzione

spot_imgspot_img

Këto janë noodles më të mira të patateve të cilat ndonjëherë i keni bërë dhe provuar. Shpresojmë që do t’ju lumturojnë. Do t’ju paraqesim dy verzione, të ëmbla dhe të njelmëta, dhe të dyja i kemi provuar dhe janë të mahnitshme.

Koha e përgatitjes: 90 min.

  1. Patatet i lani dhe i zieni të paqëruara. Patatet e ziera i qëroni dhe i renditni në tepsi
  2. Përgaditja: Vendosini në furrë të nxehtë në 150 °C (të cilën më heret e ndezni) dhe lërini afro 15 minuta të vlojnë. Kjo pjesë ndihmon që patatja të humb sa më shumë lëng të cilin e ka mbledhur gjatë zierjes, kjo i bën knedllat më të thata.
  3. Pastaj, patatet i nxirrni dhe i shtypni me presën e patateve. Nëse nuk keni, përdorni një pirun të thjeshtë (por shtypini një nga një patatet, jot ë gjitha përnjëherë), nuk guxon të mbeten thërrime, pireja duhet të jetë homogjene dhe kremoze.
  4. Të kuqtë e vesë ngadalë i tundni dhe I bashkoni me purenë. Më pas kriposni dhe shtojini Gussnel (pire misri për zierje) dhe gjalpë të shkrirë. Të gjitha së bashku përzijini mirë deri sat ë fitoni masë homogjene. Në këtë pjesë varësisht nga versioni që e bëni mund të shtoni mëlmesat. Për të ëmbla: sheqer, sheqer vanile dhe vanillë, ndërsa për të njelmtat hidhini krip dhe arra.
  5. Masën e fituar qiteni në tavolinë të kuzhinës ku paraprakisht e keni bërë me miell dhe formësoni masën përafërsisht 5 cm. të trashë. Pastaj me thikë ndajini në 14 pjesë.
  6. Me duar të lagura formësoni topthat
  7. Në enë më të madhe hidhni ujë për të vluar, lëshoni një nga një noodles (fillimisht njërën pjesë pastaj tjetrën, jot ë gjithën përnjëherë) dhe zvogëloni temperaturën. Uji nuk duhet shumë të vlojë, po lehtë të nxehet. Duhet të zihen 10-15 minuta, të gatshme janë kur fillojnë të dalin në sipërfaqe.
  8. Noodles e ziera nxirrini me telin e kuzhinës dhe renditini në pjatë. Varësisht nga dëshira, servojini në version të ëmbël apo të njelmtë.

Sosi i fiqëve

  1. Fiqtë lajini, pastrojini nga bërthamat dhe prejini në në gjysmë. Sheqerin vendoseni në një enë me fund më të trashë dhe nxejeni për ta bërë karamel. Qitini përmbi verë ose lëng fiku.
  2. Përzijini derisa sheqeri plotësisht të shkrihet. Shtoni sheqer vanilje, cimet dhe fiqtë. Të gjitha së bashku zieni për 5 minuta.
  3. Cimetin nxirreni, ndërsa Gussnel përzieni në pak ujë të ftohtë dhe shtojani masës. Shkurt përzieni deri sa masa të trashet.
  4. Për noodles të ëmbla mund të bëni përzierje me thërrime të pjekura të dardhës. E nevojshme është të shkrini gjalpin në tavë dhe t’ia shtoni copëzat e darshës, sheqer, sheqer vanilje dhe cimet. Përzijini derisa copëzat të fitojnë ngjyrë ari.

Servimi

Në pjatë servoni sosin e fiqëve, më pas noodles e pastaj hidhini sipër sheqer.

Këshillë

Për noodles e domosdoshme është të përdoren patate të cilat janë më të brumosura dhe nuk thithin shumë ujë gjatë zierjes.

Kujdes!!!

Për verzionin e njelmët:

  • Majë e fresket e arrës
  • 1 lugë kripë
  • Sos i njelmët
  • 400 g copëza vishnje
  • 2 lugë aceto balsamica
  • ¼ lugë oregano
  • ¼ lugë bosilak
  • 3 lugë vaj ulliri të virgjër
  • 1 lugë vegetë mediterane mix

Copëzat e vishnjeve copëtojini dhe vendosini të kavërdisen në tavën me vaj që paraprakisht është nxehur. Kavërdisini deri sat ë fitoni struktur të sosit (10 minuta). Më pas shtojini aceto balsamico, oregano, bosilak dhe vegetë mediterane mix. Servojini në pjatë së bashku me knedllat e njelmëta.

Reçeta është marrë nga libri “Der grosse Lafer” nga Johanna Lafera.

Foto: www.njoftime.co

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.

Çfarë të paketoni në bagazhin e dorës për një udhëtim 1–3 ditë: lista praktike pa rregulla kompanish

Lista praktike për bagazh dore kur udhëtoni 1–3 ditë: dokumente, mënyra të deklarimit, artikuj thelbësorë, elektronikë dhe këshilla për siguri dhe shëndet.