8 C
Priština
More

    8-vjeçarja shkruan në ditar dhunën e mësueses: Dua ta vras, të iki nga shtëpia

    spot_imgspot_img

    Fiks Fare solli sot skandalin e radhës në arsim, ku një mësuese pranon se dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësen e klasës së saj.

    Një vajzë 8-vjeçare, nxënëse në klasë të tretë në një shkollë fshati në Tepelenë është dhunuar vazhdimisht nga mësuesja e saj.

    Mësuesja Rudina Çibuku pranon se e ka sharë dhe goditur disa herë nxënësen, duke u justifikuar se vajza 8 vjeçare është fëmijë i vështirë.

    Denoncimi në Fiks Fare

    Gazetarët e Fiksit shkuan në Tepelenë, në shkollën „Xhevi Çela“ në fshatin Izvor. Takuan Esiadën dhe mamin e saj. Xhevo Çela tregon dhunën, ndërsa thotë se kjo dhunë ka sjellë acarim të vajzës, deri aty sa nuk do të shkojë në shkollë. Mamaja e Esiadës thotë për Fiksin se është shumë e shqetësuar për vajzën e saj, pasi ka një vit e gjysmë që mësuesja e saj ushtron dhunë të vazhdueshme. „Vajzën ma rreh mësuesja, i thotë budallaçkë, hajdute, i përplas kokën në dërrasë“ shprehet Xhevoja me lot në sy. Ajo ka kërkuar disa herë ndihmën e drejtorit të shkollës, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Kjo e ka detyruar ti drejtohet Fiksit. „Ju lutem më ndihmoni e kam litarin në fyt“ thotë ajo.

    Ditari: Dua ta vras mësuesen, të iki nga shtëpia

    Vajza e mitur ka shkruar në fletore për të gjitha shqetësimet në shkollë. Ajo ka mbajtur një ditar, duke shkruar se mësuesja i ka përplasur kokën në dërrasë të zezë. Madje ajo ka shkruar se donte ta vriste mësuesen dhe të ikte nga shtëpia.

    Ndërkohë, para kamerës së Fiksit, dhe në shoqërinë e nënës së saj, Esiada tregoi për dhunën e mësueses. „Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë, nuk dua të shkoj më në shkollë“ këto janë disa nga fjalët e vajzës së vogël të familjes Çela.

    Kamera e fshehtë: Si sillet mësuesja në klasë

    Pas denoncimit, Fiksi sjell me zë dhe figurë mënyrën si sillet mësuesja në klasë, ajo gjithë kohës bërtet ndërkohë që Esiadës i merr edhe kuletën e mjeteve mësimore, pasi i duket e dyshimtë se mund të ketë kamera. Vajza qan që i merr kuletën, ndërkohë ajo e kërcënon se do e çojë tek drejtori. „Hajde të shkojmë tani bashkë tek drejtori, e para se ke ardhur me vonesë në shkollë dhe e dyta se edhe ti më ke çuar mua tek drejtori“ bërtet mësuesja. Nga fjalët e mësueses dallohet hakmarrje ndaj vajzës.

    Ballafaqimi në drejtorinë e shkollës

    Në ballafaqimin që bëhet para gazetarëve midis mësueses dhe drejtorit të shkollës, mësuesja pranon se e ka ofenduar vajzën, i ka thënë edhe vjedhacake kur ajo ka marrë lapsat e shokëve, po ashtu e ka ofenduar kur ka qenë në nerva e sipër. „Kokën në dërrasë nuk ja kam përplasur, vetëm i kam shkulur flokët“ pohon mësuesja.

    Ndërkohë, drejtori pranoi gabimin e tij. Ai tha në këtë rast drejtoria ka dështuar. „Është një rast që duhet të dinim ta menaxhonim. Nëse mësuesja nuk di të punojë me nxënës të vështirë, atëherë ajo është e paaftë“ thotë Petrit Llaka, Drejtor i Shkollës „Xhevi Çela“.

    Ai quan totalisht fajtore mësuesen, ndaj pret nga drejtoria arsimore një vendim të rëndë për të, por nëse nuk do vijë ky vendim atëherë do i ndryshohet klasa mësueses.

    Psikologia: Mësuesit duhet të testohen nga ana psikologjike, fëmija është në depresion

    Për të gjitha këto fakte tronditëse, gazetarët e Fiksit iu drejtuan psikologes Denada Toçe për të shpjeguar këtë situatë dhe gjendjen e fëmijës. Sipas saj, fëmija është në depresion. Fakti që ka arritur të shkruaj një deklaratë kaq të fortë në ditar, gjendja e saj është e rënduar. Për këtë arsye duhet të bëjë seanca me psikologë. „Gjurmët tek fëmija janë të thella ndaj duhet të ketë trajtim të vazhdueshëm“ thotë psikologja./TCH/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...