Ngjyra që u përshtatet të gjithëve: Sekretet e nuancës së duhur!

spot_imgspot_img

Gjatë përzgjedhjes së nuancës së duhur duhet të keni parasysh edhe tonin e lëkurës suaj e jo vetëm të zgjidhni atë nuancë që dëshironi, por të zgjidhni atë që u përshtatet natyralisht.

Brazilianet lëkurë-errëta dhe suedezet- bjonde nuk mund të kenë nuancë të njejtë në kokë kur kërkojnë buzëkuq me ngjyrë lëkure!

Përzgjedhja e nuancës

Gjatë përzgjedhjes së nuancës së duhur duhet të keni parasysh tonin e lëkurës suaj, që ngjyra e re të duket natyrale në ju. Shikoni nëse keni ton ngjyrë rozë apo të verdhë që t`i përshtatni edhe ngjyrat e karminit dhe të faqeve. Nëse tonin e keni ngjyrë rozë, do të thotë se jeni lloj i ftohtë dhe duhet të përcaktoheni për karmin me tone ngjyrë rozë. Nëse e keni të verdhe, ateherë kapni ngjyra më të ngrohta, shembull: ngjyrë kajsie.

Përzgjedhja e ngjyrës

Që mos të dukeni si heroina e “Luftës së yjeve”, mos u përcaktoni për ngjyrë tepër të hapura si ajo rozë. Shikoni se çfarë ngjyre keni në pjesën e brendshme të buzëve. Gjatë përzgjedhjes së nuancës ideale duhet të përcaktoheni për ngjyrën që është për një ton më e hapur apo më e mbyllur, ajo do ju mjaftojë.

Përzgjedhja e teksturës

Vetëm pyeteni veten se si duken buzët kur nuk kanë grim – të buta, të lagështa? Kjo do të thotë se mat tekstura bie nga kombinimi. Mat tekstura ngjyrë rozë, zakonisht është e rëndë dhe në asnjë rast nuk do të kaloni “natyral”. Bëni zgjedhjen e teksturave hidratuese që u japin ndjesinë e balsamit në buzë. Ato të rozës janë të buta andaj mos pritni se do kenë efekt që zgjat, në anën tjetër i ushqejnë buzët e juaja dhe do të duken të trajtuara mirë./kosovarja.ch/

 

 

 

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.