Nëse në tualet shkoni së paku një herë natën mund të jeni duke vuajtur nga kjo sëmundje

spot_imgspot_img

A keni nevojë të urinoni shpesh derisa jeni në gjumë?

Jo vetëm që ju krijon bezdi, por urinimi natën mund të jetë shenjë që keni sëmundje të rrezikshme.

Një ndër tre persona të rritur të moshës mbi 30 vjeç patjetër duhet të shkojnë të urinojnë gjatë natës, gjë që përfshin edhe dy të tretat e personave të rritur mbi moshën 65 vjeç.

Kjo gjendje quhet nokturi dhe ata të cilët vuajnë nga kjo, duhet patjetër të shkojnë në tualet së paku një herë natën.

Ndërprerja e gjumit mund të jetë e shkaktuar me rrezikun e shtuar nga diabeti, sistemi i dobësuar i imunitetit, sëmundja e zemrës, madje edhe nga disa forma të kancerit.

Shkuarjet në tualet natën mund të shkaktojnë probleme mendore siç janë anksioziteti, depresioni dhe psikoza.

Njerëzit mendojnë që ngritja natën është pjesë përbërëse e plakjes, mirëpo nuk është e thënë patjetër të jetë kështu.

– Gjumi i keq mund t’ju shkatërrojë shëndetin, andaj njerëzit të cilët e kanë këtë problem do të duhej të shkonin te mjeku dhe të bisedonin për këtë. Është mirë që kjo gjendje mund të shërohet, andaj nuk duhet patjetër të vuani në vetmi – thotë Philip van Kerrebroeck, profesor i urologjisë.

Poliuria është urinim i më shumë se 2.5 litra në ditë. Kjo mund të ndodhë nëse pini shumë lëngje, apo mund të jetë simptomë e diçkaje më serioze – siç është diabeti.

Poliuria mund të jetë shenjë e infeksionit të fshikëzës, gurëve në veshka dhe prostatës së zmadhuar te meshkujt.

Si shërohet nokturia:

  1. Reduktoni konsumimin e lëngjeve para se të shkoni të flini gjumë. Pijen e fundit e pini në orën 20:00, jo në 22:00. Mirëpo, gjithsesi pini sasinë e rekomanduar të lëngjeve gjatë ditës (6-8 gota ujë në ditë, d.m.th. 2 litra).
  2. Pini sasi më të vogël lëngjesh me kafeinë, siç janë çaji, kafja, çokollata dhe coca-cola. Kafeina mund t’ju irritojë fshikëzën dhe t’ju çrregullojë gjumin, siç mundet edhe alkooli.
  3. Nëse nyjat rregullisht ju ënjtën, përpiquni të uleni apo të shtriheni së paku një orë në ditë. Ngrini këmbët lart ashtu që shputat të jenë në nivel me zemrën apo edhe më lart.
  4. Disa ilaçe ndikojnë që trupi të prodhojë më shumë urinë. Në shumë raste ilaçi në atë mënyrë përmirëson gjendjen e organizmit. Për këtë bisedoni me mjekun tuaj. Mos pushoni t’i merrni ilaçet tuaja pa konsultim me mjekun.
  5. Mendoni a ju shqetëson diçka gjumin. Nëse ju është dhoma tepër e ftohtë apo e ndriçuar, ndërroni atë, sepse mu ajo mund të jetë shkaku i zgjimit tuaj. Reduktoni dremitjet ditore dhe shikoni a po ju përmirëson kjo gjumin natën. Shmangni pijet me kafeinë drejtpërdrejt para se të shkoni në gjumë.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.

Çfarë të paketoni në bagazhin e dorës për një udhëtim 1–3 ditë: lista praktike pa rregulla kompanish

Lista praktike për bagazh dore kur udhëtoni 1–3 ditë: dokumente, mënyra të deklarimit, artikuj thelbësorë, elektronikë dhe këshilla për siguri dhe shëndet.