10.8 C
Priština
More

    Nëntë arsyet më të mira për t’u arratisur me dashurinë e jetës suaj…

    spot_imgspot_img

    Ka shumë arsye për të ikur me te dashurin, por në shumicën e kohës njerëzit merren aq shumë me planet e dasmës sa ata nuk e kuptojnë se sa romantike është të bësh gjëra sipas mënyrës tënde. Përveç kësaj, shumë shpesh ekziston një stigmatizim që shoqëron martesën duke mos i ftuar të gjithë të afërmit tuaj. Por, kur vjen puna për të shpenzuar pjesën tjetër të jetës tuaj me një person, pa të cilin ju me të vërtetë nuk mund të jetoni, është e rëndësishme të mbani mend se pse vërtet ju jeni duke u martuar. Madje më e rëndësishme është te merrni parasysh faktin se ka shumë arsye për t’u ‘arratisur’.

     

    1. Është romantike

    Nga shumë arsye për t’u arratisur, kjo është e preferuara. Askush nuk dëshiron të jetë i stresuar ose bezdiset kur është duke u martuar, dhe nganjëherë kjo mund të ndodhë kur ju jeni të detyruar për të argëtuar dhe mirëpritur të ftuarit në ditën tuaj të veçantë. Arratisja eliminon stresin e jashtëm, sepse në thelbin e të gjithave, jeni vetëm ju dhe partneri juaj duke shprehur dashurinë tuaj për njëri-tjetrin. Ky është qëllimi i vërtetë perse jeni duke u martuar në vend të parë.

    2. Nuk ka plane stresuese të dasmës

    Për fat të keq ka një arsye përse shumë njerëz kanë adoptuar termin „Bridezilla“, sepse nganjëherë planet e dasmës i kthejnë njerëzit në përbindësh. Planifikimi i një martesë mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë, kështu që nëse ju jeni duke menduar për martese, kjo duhet patjetër të jetë një nga arsyet për arratisje. Askush nuk dëshiron apo nuk ka nevojë për atë lloj të stresit dhe të bezdisjeje nga miqtë dhe familja, kështu që ikja së bashku ndonjëherë është zgjidhja më e mirë për të gjithë.

    3. Bashkëshorti juaj praktikon një fe tjetër prej teje

    Ne te vërtet njerëzit nuk mund të kontrollojnë me kë ata bien në dashuri. Pra, nëse ju të gjeni dikë me te cilin dëshironi qe të martoheni dhe ai vjen nga një familje e cila praktikon një fe të ndryshme se e juaja, kjo do te ishte një nga arsyet tuaja më të mira për arratisje. Në shumë kultura, ceremonitë e dasmës janë shumë të shenjta dhe te rëndësishme, dhe nëse ju nuk ndiheni rehat duke pasur një prift apo rabin në shërbimin tuaj, kjo paraqet problem. Edhe në qoftë se ju doni të martoheni me drejtësinë e paqes, ju kurrë nuk e dini se si prindërit dhe familja tuaj do të ndjehen ne lidhje me atë, dhe gjëja e fundit që ju doni të bëni është të ofendoni dikë. Prandaj, kjo është një nga arsyet më të arsyeshme që të arratiseni, dhe askush nuk do të fajësojnë juve për atë se dëshironi qe ta mbani private martesën tuaj.

    4. Ju jeni shtatzënë

    Disa njerëz janë më liberale dhe me të hapur se të tjerët, por nëse keni mbetur shtatzënë para martesës, ndoshta nuk do te ndiheni rehat ne çdo kuptim te kryeni punët me bark te fryre. Tani është ndryshe, por njerëzit mund të jene shumë paragjykues në disa familje kështu që kjo me siguri do të jetë një nga arsyet për tu arratisur. Dhe përveç kësaj, me kaq shumë ndryshime që ndodhin në jetën tuaj ju nuk dëshironi ndonjë stres te shtuar, kështu që është ndoshta më mirë qe te çlodheni dhe të përgatiteni për lindjen e fëmijës tuaj në vend se te shqetësoheni për planifikimin e një dasme.

    5. Ju keni qenë tashmë e martuar

    Nëse unë do te martohem për here të dytë, do të konsideroja ketë si një nga arsyet për te ikur me te dashurin tim. Nëse ju tashmë keni pasur një ceremoni te madhe te dasmës një herë, përse ta bëni atë për herë të dytë përsëri? Përveç kësaj, në qoftë se ju jeni në prag te martesës tuaj të dytë, ndoshta ju jeni pak më e vjetër ne moshe, dhe mund te ju duket pak qesharake qe te keni 300 të ftuar, një fustan të fryrë bardhë, dhe qindra dhuratave.

    6. Familja juaj nuk e miraton

    Aq shume sa unë i respektoj prindërit e mi, e respektoj edhe faktin se ka raste ne te cilat ne pajtohemi. Kur është fjala për martesë, shumë njerëz kanë nevojë për miratimin e familjes së tyre, ndërsa të tjerët nuk shqetësohen aspak. Nëse unë do te bija çmendurisht ne dashuri me dikë te cilin prindërit e mi nuk e duan, kjo do te ishte një situate shume e vështirë për mua dhe kjo me siguri do të jetë arsye për te ikur me te dashurin për mos ta bere situatën edhe me te vështirë sesa qe është tashme.

    7. Ka shumë njerëz që ju doni të ftoni në dasme

    Një nga shqetësimet e mija me te mëdha është një martesë e mbipopulluar. Edhe në qoftë se ju jeni një flutur sociale, mbi 500 njerëz në dasmën tuaj janë me shume se tepër, sepse ju nuk dëshironi qe mos te njihni se paku gjysma e njerëzve te ftuar! Disa njerëz kanë familje vërtetë të mëdha dhe shume miq, dhe ne këto rrethana kjo është e pashmangshme. Kështu qe konsideroni mundësinë qe te arratiseni me te dashurin. Nëse ju arratisem, ju e zvogëloni festen për vetëm dy njerëz, dhe askush nuk do të lëndohet apo fyhet që ju nuk e keni ftuar ne festen tuaj.

    8. Ju doni të martoheni në një vend të huaj

    Ëndrra ime është që të martohem në një plazh diku në Marok, dhe unë e di që kjo të ndodhë, me shumë gjasa do te arratisem, sepse jo të gjithë qe unë i njoh janë te gatshëm për të udhëtuar aq larg. Pra, nëse ju jeni si unë dhe keni ëndërr te martoheni larg në një ishull tropikal, patjetër merrni parasysh ikjen. Dëshira për tu martuar larg nga miqtë dhe anëtarët e familjes është një nga arsyet më të mira për arratisje, dhe dëshira për të bërë atë në një pushim apo në një vend të huaj është njëlloj arsye e vlefshme.

    9. Ju nuk mund të përballoni materialisht një dasme

    Kjo është ndoshta një nga arsyet më të trishtuara për arratisje, por një e vlefshme gjithsesi. Shumica e sallave hotelierike ngarkojnë me „pjatë“ për person, dhe kjo mund të ju kushtojë juve dhe partnerin tuaj goxha shumë. Për të shpenzuar kaq shumë para për vetëm disa orë nuk shkon së bashku me vlerat e disa njerëzve. Dhe në fund të fundit , nëse ju vërtetë doni të martoheni , ju nuk duhet të bëni atë vetëm për të kënaqur njerëzit e tjerë. Ajo duhet të jetë një ditë feste për dashurinë. Të dyja këto gjëra janë lehtësisht të arritshme, kur ju arratiseni.

    Ikja me te dashurin është një subjekt i ndjeshëm dhe gjithkush ka të drejtë qe te ketë mendimin e vet. A keni menduar ndonjëherë te arratiseni me dikë? A e miratoni ju arratisjen me te dashurin? Ju lutemi të ndajeni mendimin tuaj me ne. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...