Nëna që konsumon duhan, ja se si shqetëson foshnjen në barkun e saj

spot_imgspot_img

Këto fotografi shqetësuese të ultrazerit shfaqin reagimin e foshnjeve neë barkun e nënës kur ajo konsumon duhan. 

Kërkimet nga Univerziteti i Durham dhe Lancaster nxorren fotografit 4D të ultrazërit, duke përcjelle reagimet e fetuesit, të gojës dhe lëvizjeve të tjera trupore, në kohën kur nënat e tyre thithnin cigare. Rezultatet janë botuar në revisen Acta Paediatrica. 

Gjatë kohës se studimit, hulumtuesit moren 80 ultrazëra të 20 bebeve në mes të javës së 24 dhe javës së 36 të shtatëzanisë. Nga 20 nëna, 16 prej tyre nuk konsumonin duhan, ndërsa 4 nëna të tjera po. Nënat që konsumonin duhan kishin një mesatare prej 14 cigareve në ditë.

Në rreshtin e parë janë bebet e nënave që konsumojnë duhan!

 

Rezultatet kanë treguar se foshnjet e nënave të cilat konsumonin cigare, e mbulonin fytyrën e tyre me duar dhe lëviznin gojën, shumë më shumë se sa foshnjet në barkun e nënave që nuk kanë konsumuar duhan.

Doktorrët bashkë autor, kanë konfirmuar se teknologjia e sotme mundëson qe te shihet ajo qe me parë ka qenë e fshehur, duke zbuluar kështu mënyrën se si ndikon pirja e duhanit ne fetus, në një mënyrë që ne nuk do mund ta kuptonim, pa ndihmen e teknologjisë.

Të 20 foshnjet sipas vlerësimi të klinikes kanë lindur të shëndetshme, por doktoret e hulumtimit Dr. Reissland dhe Dr. Francis pranjonë se duhet bërë edhe më shumë hulumtim mbi këto lëvizje të foshnjeve edhe në rastet kur baballarët e tyre janë konsumus po ashtu../kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.