A mos kemi harruar se sa e rrezikshme është tuberkuloza?

spot_imgspot_img

Tuberkuloza është sëmundja ngjitëse më e përhapura në botë, që edhe më tej merr afro tre milion jetë në vit.

Nga 14 – 21 shtatorë shënohet java e luftës kundër tuberkulozës. Edhepse tek ne në dekadat e fundit vërehet rënie e numrit të personave të sëmurë me tuberkulozë, kjo sëmundje edhe më tutje është e rrezikshme!

Java e luftës kundër tuberkulozës dhe sëmundjeve tjera të mushkrive shënohet çdo vit nga 14 – 21 shtator. Tuberkuloza është sëmundja ngjitëse më e përhapura në botë – sëmundje që merr tre milion jetë në vitë, më së shumti në vendet e Europës lindore, Azisë jug-lindore dhe Afrikës, sëmundje që është e vjetër sa vetë njerëzimi dhe sëmundje e cila në kohën e fundit është rritur për 20 pëqind, edhe përkundër medicinës dhe njohurive moderne.

Shënimi i “Dekadës respirative” nga viti 2011 deri në vitin 2020, ka për qëllim që në mënyrë plotësuese të tregohet rëndësia e shëndetit të mushkrive dhe të ngritet vetëdija e qytetarëve për sëmundjet e mushkrive, të cilat sëmundje zënë vendin më të madh në sëmundjet dhe vdekshmërinë e popullimit të botës. Edhepse vdekshmëritë nga tuberkuloza nga viti 1990 deri në vitin 2011 janë zvogëluar thuajse për 40 përqind, përsëri deri më sot ka mbetur epidemia e cila shkakton 1.4 milion raste vdekjesh për çdo vit. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetsisë, një e treta e banorëve të botës janë të infektuar me Mycobacterium tuberculosis.

Ushqimi i dobët dhe kushtet e këqija higjienike e shtojnë rrezikun nga tuberkuloza

Nga tuberkuloza mund të sëmuret sejcili, por më shpesh zhvillohet si sëmundje në rreth të caktuar njerëzish (pastrehimorët, të burgosurit, alkoolikët) për shkak të ushqimit të dobët, mjedisit të keq higjienik, standardit të ulët të jetesës dhe gjëra të ngjajshme. Është e rëndësishme të theksohet se lufta kundër tuberkulozës në vendin tonë edhe më tutje vazhdon, kështuqë duhet përpjekje nga të gjithë që një ditë kjo sëmundje të zhduket tërësisht.

Më të ndjeshëm janë fëmijët në vitet kur ushqehen nga gjiri i nënës

Tuberkuloza bëhet sëmundje interdisciplinore, sepse shume më rallë shihen vetëm të sëmurë “të zakonshëm” me tuberkulozë. Më shpesh bëhet fjalë për të sëmurë multimorbid, psh. me limfën, të cilët kanë pranuar polikemoterapi citostatike, në ç’rast për shkak të përgjegjjes imunokompromituese në organizëm është zhvilluar manifestimi i tuberkulozës. Duke marrë parasysh së çdo i treti banorë i Botës është i infektuar me bacilin e tuberkulozës, nuk është befasi që në erën e rritjes së të sëmurëve nga sëmundjet më të rënda të kohës, sëmundjet imunologjike, sëmundjet reumatike ose sëmundjet e metabolizmit, rritet edhe mundësia e paraqitjes së sëmundjes së tuberkulozës.

Pas infektimit me bacilin e tuberkulozës tek personat e rritur, rreziku për tu sëmurë me tuberkulozë aktive është 5 deri në 10 përqind. Tek fëmijët kjo përqindje është pak më e madhe, kështuqë fwmijwt e moshës një deri pesë vjeçare kanë shanse të rrezikohen nga kjo sëmundje deri në 24 përqind, fëmijët nga 11-15 vjeç kanë rrezik deri në 15 përqind. Më të ndjeshëm janë foshnjat që ushqehen nga gjiri i nënës (më të vegjël se një vjet), tek të cilët rreziku për t’u infektuar me sëmundjen e tuberkulozës arrin deri në 43 përqind.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.