4.4 C
Priština
More

    Ndryshimet në trup pas lindjes për të cilat femrat kanë turp

    spot_imgspot_img

    Çdo lindje lenë gjurmë në trupin e gruas, te disa ndryshimet janë më të dukshme, kurse te disa më pak

    Trupi pas lindjes kalon nëpër shumë ndryshime, nga të cilat nuk janë të gjitha të këndshme, kurse prej disave gratë madje kanë turp.

    Nuk janë vetëm strijat, hemoroidet dhe lëkura e zgjatur me të cilat përballen gratë pas lindjes.

    Këto janë ndryshime për të cilat gratë rrallëherë flasin, sepse kanë turp.

    Vagina mund të bëhet tepër e madhe për tampon

    Pas paraqitjes së menstruacionit të parë, mos tentoni të përdorni tampon, sepse është e mundshme të përjetoni përvojë të pakëndshme. Mos u brengosni, kjo gjendje është e përkohëshme dhe mund të zgjasë disa muaj pas lindjes.

    Bëhet fjalë për pasojat e zgjatjes dhe zgjërimit të vaginës pas lindjes, të cilës i duhet kohë të kthehet në gjendjen normale.

    Nuk arrini ta kontrolloni lëshimin e gasrave

    Lindja lenë gjurmë në trupin tuaj, veçanërisht në pjesën e legenit dhe muskujt e tij. Ato bëhen më të dobëta se kanë qenë, gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e pakëndshme të lirimit të gasrave, pa paralajmërim.

    Kjo shfaqje është mjaft e shpeshtë, por lajmi i mirë është se muskujt gradualisht forcohen dhe kthehen në normalitet, kurse pakëndshmëritë zhduken.

    Ndoshta edhe do të lageni në brekë

    Përsëri bëhet fjalë për dobësimin e muskujve në zonën e legenit të cilët gjatë lindjes kalojnë nëpër ndryshime shumë të mëdha. Pikërisht për këtë shumë nëna të reja nuk mund ta kontrollojnë plotësisht fshikëzën.

    Do të thotë se sa herë që teshtinë, kolliteni, ngritni peshë apo qesheni nga zemra dhe me zë, ka rrezik të lageni në brekë, së paku deri sa të forcohen muskujt.

    Mund të rriten këmbët

    Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë shpesh këmbët enjten, kurse thembrrat zgjërohen dhe rriten, që pas lindjes kthehen në normalitet. Por mundet që thembrrat të mbeten pak më të mëdha se para lindjes.

    Thembrrat mund të rriten madje për një numër dhe cila është arsyeja për këtë, për gratë dukuri e pakëndshme, as shkencëtarët nuk janë të sigurt.

    Pjesët intime mund të ndryshojnë ngjyrën

    Ndryshimet e forta hormonale që ndodhin në trup të nënave paraqiten në mënyra të ndryshme. Një nga këto është edhe nxirja e lëkurës rreth thithkave, si dhe rreth vaginës dhe anusit. Përderisa kjo dukuri te disa gra pas një kohe të caktuar zhduket, të tjerat duhet të pajtohen me këtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...