4.4 C
Priština
More

    Mjaft e përsëritet se vetëm jeni duke ‚biseduar‘!

    spot_imgspot_img

     

    Çuditem me disa persona 25-28 vjeçarë që e definojnë lidhjen e tyre si “jemi duke biseduar” e në anën tjetër kanë seks me atë person. Ka raste të tilla që flasin me njëri tjetrin tërë natën në rrjetet sociale ndërsa e cilësojnë lidhjen e tyre si shoqëri e thjeshtë.

    Kërkojmë falje, mirëpo nëse diçka nga gjërat e mëposhtme ndodh në lidhjne tuaj “jemi vetëm duke biseduar” atëherë jeni në lidhje.

    1. Ai nervozohet nëse flirtoni me njerëz tjerë

    Të vetmit njerëz që nervozohen nëse flirtoni me persona të tjerë, janë njerëzit që kanë pretendime mbi ju. Normalisht që njerëzit bëhen xhelozë për gjëra të imëta, mirëpo nëse kjo gjë ndodh për shkak të interaksionit me njerëz tjerë atëherë kemi të bëjmë me person që ka ndjenja për ju. Kur ndjenjat janë të dyanshme atëherë ju jeni në lidhje, e pranoni apo jo.

    1. Nëse ka takuar familjen tuaj

    Pse të harxhoni kohën tuaj , të personit tjetër dhe të familjes suaj? Takimi me familjen është të thuani se jeni duke kaluar oficialisht pa i vënë në përdorim fjalët.

    1. Nëse jeni hija e tij

    Nëse merrni ftesë në çdo dalje jashtë së bashku me “mikun” tuaj, atëherë ju jeni bashkë. Nëse merrni ftesa formale në ndodhi siç janë dasmat me emrin tuaj dhe të atij në zarf, atëherë ju definitivisht jeni në lidhje.

    1. Nëse merrni mesazhin “mirëmëngjesi”

    As miqve më të mirë nuk ju dërgoni mesazhe që u dëshirojnë mëngjes të mirë, andaj qartësisht shihet se keni lidhje të posaçme.

    1. Nëse postoni foto me vetëm ju të dy

    Mos bëni hajgare me veten tuaj, nuk ka të bëjë me perëndimin e diellit në sfond. Ju jeni në lidhje.

    1. Kur kaloni kohë së bashku

    Është interesante që shoqërimi në gjendje të paalkolizuar është i pamundur. Mirëpo nëse shoqëroheni në gjendje të tillë më tepër se në gjendje të dehur atëherë supozojmë se jeni në lidhje.

    1. Nëse leni gjëra në banesë të tij pa marrë leje

    Pse do të linit gjëra që ju takojnë juve në banesë të ndonjë miku tuaj?

    1. Nëse shikoni ndonjë shou televiziv bashkë

    është viti 2015, kështu funskionon bota sot.

    1. Nëse i di preferencat e juaja të ushqimit

    Të kuptuarit e këtyre sjelljeve është vetëm një shenjë se ju do, pa marrë parasysh se si ju e perceptoni.

    1. Nuk e ndjeni presionin të largoheni menjëherë nga banesa

    Nëse zgjoheni në banesën e tij dhe nuk e ndjeni nevojën e lragimit të menjëhershëm, atëherë ka diçka që nuk ju lejon të ikni. Në këtë rast, ju jeni një çift.

    1. Bashkëbanorët e tij dinë gjithçka për juve

    Meshkujt nuk flasin me meshkuj të tjerë për vajza, përveç nëse nuk janë seriozë për ato vajza.

    1. Nëse i mbani duart e lidhura

    Askush tjetër nuk do e bënte një gjë të tillë.

    1. Nëse flisni në telefon

    Kush e bën ende një gjë të tillë? Normalisht çiftet!

    1. Nëse e hiqni makijazhin para se të shtriheni në shtrat

    Kjo është shenja përfundimtare se e keni arritur kulmin e rehatisë me njëri tjetrin.

    1. Nëse flini më tepër bashkë se veçmas

    Nëse kaloni shumicën e netëve duke fjetur në shtëpitë e nëjri tjetrit, ju jeni në lidhje.

    1. Nëse edhe vetëm fleni

    Të fleni pa seks? Edhe kjo është lidhje!

    1. Nëse keni full-akses në banesën e tij

    Nuk do i jepnit çelësin secilit, apo jo?

    1. Nëse nuk e merr celularin me vete në banjo

    Besimi në juve nënkupton se jeni në lidhje.

    1. Nëse ju kërkon t`i përgjegjeni thirrjeve në celularin e tij

    Nëse një mashkul ju lejon të shihni se kush është duke e bërë thirrjen apo kush e dërgoi mesazhin pa e parë vetë, atëherë ai është i dashuri juaj.

    1. Keni fshirë të gjitha aplikacionet e “takimeve intime”

    Pse përndryshe do i fshinit?

    1. Nëse dëshironi të jeni me partnerin e juaj më tepër se sa vetëm

    Cingrrrrr…. A po ju bie zilja ?

    1. Nëse nuk bëni panik kur të mendoni për të ardhmen

    Pse? Sepse ai është e ardhmja….

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...