16.4 C
Priština
More

    Metodë e re: Shtatëzani pas menopauzës

    spot_imgspot_img

    Mjekët në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni kanë zhvilluar një teknikë të re që mund të lejojë gratë të ngelen shtatzëna – pasi kanë kaluar menopauzën. Procedura e re përfshin rifillimin e prodhimit të vezëve tek gratë që kanë kaluar menopauzën në një moshë të hershme.  Hulumtuesit thonë se teknika e re ka rezultuar tashmë në lindjen e një foshnjeje.

    Shkenca është vazhdimisht duke shtyrë kufijtë e mjekësisë, dhe kjo është hera e parë që Hollie Anne Brooks ka arsye për të qënë optimiste.

    Ajo e kaloi menopauzën shumë herët dhe u pezmatua, duke kuptuar se nuk do të ishte në gjendje të ngelte shtatzënë:

    “Jam jashtëzakonisht e gëzuar të shoh këto përparime në shkencë dhe mjekësi që po ndryshojnë dhe në pak vite mund të jetë e mundur për mua që të arrij të mbaj në duar foshnjen time dhe të mos provojë dhimbjen që ndjej çdo ditë pa fëmijë”.

    Brooks kujton përvojën e saj:

    “Kur e zbulova që po kaloja menopauzën isha në universitet, në vitin e dytë dhe më shkatërroi ky fakt.”

    Teknika e fertilitetit u arrit nga një ekip në shkollën mjekësore të Universitetit të Stanfordit në Shtetet e Bashkuara.

    Ajo u vu në provë në Tokio tek një grua 30 vjeçare që nuk lindte.

    Ajo lindi pasi kirurgët hoqën vezoret dhe rivendosën inde që i kishin trajtuar në laborator.

    Procedura përfshin stimulimin e gjëndrave ku maturohen vezët.

    Procedura është ende në fazat eksperimentale dhe është provuar vetëm tek një grup i vogël grash në Japoni me një problem specifik të infertilitetit, por shkencëtarët shpresojnë se kjo metodë do të ndihmojë gratë në të 40-at që nuk kanë patur sukses të mbesin shtatëzëna për arsye të moshës.

    Gruaja në menopauzë që lindi dhjetorin e kaluar ishte diagnostikuar me mangësi të vezoreve, një formë jo e zakontë e infertilitetit që quhet menopauzë e parakohshme.

    Kjo siptomë prekë rreth 1 përqind të grave në moshë për të lindur.

    Trajtimi i deritanishëm është përdorimi i vezëve të dhuruara.

    Ekipi i Stanfordit po kërkon tani mënyra të reja për të trajtuar vezoret brenda trupit.

    Nga pesë gra, vetëm një ka arritur të lindë dhe mjekët paralajmërojnë se kjo metodë nuk është e dobishme për shumë gra infertile.

    Ka gjithashtu shqetësim se vezët tek gratë e moshës mbi të dyzetat kanë më shumë anomali gjenetike, dhe vetëm stimulimi i prodhimit nuk do ta zgjidhë atë problem.

    Profesor Ellis Downes në spitalin Portland të Londrës shpjegon:

    “Kjo metodë na tregon shumë sesi funksionon vezorja, si mund të stimulojmë vezët dhe në disa gra ku vezoret tradicionalisht nuk kanë qënë të përshtatshme për të prodhuar vezë dhe që janë mbështetur tek dhuruesit, këto gra mund të jenë në gjendje tani të arrijnë shtatëzaninë e tyre gjenetike. Por ende është një rrugë e gjatë përpara deri në ditën kur kjo metodë të kthehet në mënyrë trajtimi të grave infertile.”

    Teknika e re mund të mos ndihmojë gra të gjeneratës së Brook-ut, por ajo shpreson se të paktën është kapërcyer një pengesë. / VOA

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...