4.5 C
Priština
More

    Çfarë të dini për pubertetin dhe ndryshimet e zërit

    spot_imgspot_img

    A është biri juaj duke u pyetur pse zëri i tij është duke u thyer dhe çfarë nënkupton kjo? Mësoni se pse zëri i tij është duke ndryshuar dhe pse kjo gjë është e lidhur me pubertetin dhe zhvillimin.

    Puberteti dhe ndryshimet e zërit

    Zëri jonë prodhohet kur ajri me fuqi kalon nëpër fytin tonë dhe dridh telat e zërit. Goja dhe gjuha jonë luajnë rol në formimin e fjalëve, mirëpo është dyshja e telave të zërit që ndodhen në fyt që e influencojnë zërin se sa thellë apo lartë do të lëshojë tonin.

    Këto tela të zërit janë rripa të dyfishtë të kërcës dhe indeve tjera në kutinë e zërit të quajtur laring. Ato vibrojnë për të prodhuar zërat themelore që përbëjnë të folurin tonë. Ne i modifikojmë këto zëra me gojën tonë që të formulojmë fjalë. Sa më të gjata dhe të trasha të jenë telat e zërit, aq më të ulëta do të jenë zërat që prodhojmë. Kur të lindim, telat e zërit të të dyja gjinive janë të gjatësisë së ngjashme, të gjata rreth 2 milimetrave, që vazhdojnë të zgjaten përderisa fëmija rritet. Telat e zërit tek vajzat rriten 0,4 mm çdo vit, ndërsa tek meshkujt 0,7 mm që d.t.th dyfishin. Kjo rritje gradualisht ngadalësohet, duke i lënë vajzat me maksimumin e 10 mm ndërsa djemtë 16 mm. Teli më i gjatë i zërit d.t.th zë më i thellë, gjë që shpjegon zërin e thellë të meshkujve.

    Këto ndryshime në laring janë të lidhura edhe me rritjen e sasisë së testosteronit tek meshkujt gjatë pubertetit. Rritja e sasisë së testosteronit shkakton zgjatjen e kërcës së laringut dhe të telave të zërit, si dhe trashjen e tyre. Telat e trashë të zërit shkaktojnë ndryshimet e tonit të zërit, përcaktojnë ngjyrën e zërit. Pra, kur zëri i djalit tuaj fillon të ndryshojë, fajësoni testosteronin.

    Ndryshimet e zërit dhe ndryshimet tjera gjatë pubertetit

    Ndryshimet e zërit nuk vijnë vetvetiu. Pasiqë ndryshimet e zërit vijnë nga ndryshimet e nivelit të testosteronit, testosteroni shkakton edhe ndryshime tjera gjatë pubertetit, ndryshimet e zërit janë të lidhura me ndryshime tjera të trupit.

    Njëra nga gjërat që duhet të shënohet është se ndryshimet e zërit ndodhin në një pikë të caktuar të zhvillimit përgjatë pubertetit. Studimet tregojnë se ndryshimet e zërit ndodhin te djemtë që janë mes shkallës së 3 dhe 4 të Shkallëve të Tanner-it. Shkallët e Tanner-it shpjegojnë ndryshimet fizike në gjenitalet e meshkujve gjatë fazës së pubertetit. Mjeku juaj vlerëson shkallët në të cilat gjendet djali juaj andaj pyetni lirisht se në cilën shkallë ndodhet fëmija juaj.

    Çka është më interesantja, ndryshimet e zërit mund të lidhen edhe me gjatësinë e djalit tuaj. Kur zëri i djalit tuaj fillon të ndryshojë, shpesh është shenjë e fillimit të “zgjatjes së shpejtë”. Kjo “rritje e shpejtë” ndodh në kohë të adoleshencës kur gjatesia rritet me hap të përshpejtuar. Pasiqë zëri i djalit tuaj të pushojë së ndryshuari, zgjatja e tij fillon të pushojë. Ky nuk është proces i shpejtë pasiqë kjo zgjatje e shpejtë zgjat deri në tre vite.

    Puberteti me ndryshimet e zërit dhe ndryshimet e tjera që vijnë me të, është një kohë stresuese për adoleshentët , mirëpo kuptimi i këtij procesi lehtëson këtë periudhë për të gjithë. Nëse fëmija juaj është shqetësuar me atë se si tingëllon zëri i tij duhet që ta bindni se ndryshimet e zërit dhe grithjet janë normale dhe se nuk do zgjasin përgjithmonë. Lajmi i mirë është se kur zëri i tij fillon të ndryshojë, ai do fillojë të zgjatet në shtat, gjë që e ka dëshiruar gjithmonë.

    foto: pixabay.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...