Metoda “kokë-poshtë” rritë flokët 2-5 cm për vetëm 7 ditë

spot_imgspot_img

Kjo metodë vjen nga SHBA, një mënyrë e re, e pazakontë për t’i rritur flokët shumë shpejt: quhet Metoda “kokë-poshtë” ( The inversion method). Të shohim si funksionon.

Metoda “kokë-poshtë”, çfarë është?

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mrekullive për t’i rritur flokët më shpejt, po ju tregojmë për Metodën “kokë-poshtë”, e cila premton rritje të flokëve në pak kohë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Kjo metodë është shumë e thjeshtë, por edhe e çuditshme: duhet masazhuar lëkura e kokës kur jeni me kokën poshtë. Duke qëndruar kështu, përmirësohet qarkullimi i gjakut, i cili ndikon në rritjen e flokëve.

Koka duhet masazhuar duke përdorur vajra ushqyes, të cilësisë së parë.  Më të përshtatshëm për flokët janë: vaj ricini (i cili ndër të tjera, ka veti dhe në rritjen e qerpikëve), vaji i kokosit, vaji ullirit, vaji i arganit, jojobës, amlës, rozmarinës, bajames. Vaji duhet të ngrohet pak para përdorimit, por pa e tepruar.

Masazhi duhet të bëhet me majat e gishtave, duhet të jetë energjik, por delikat, dhe duhet të zgjasë katër minuta. Ky proces duhet të bëhet çdo ditë për një javë në muaj. Rezultatet e para do të shihen pas ciklit të parë. (Beni kujdes, kjo metondë, pra i gjithe procesi pre 7 ditësh, nuk rekomandohet të përsëritet më shpesh se një herë në muaj!).

Metoda “kokë-poshtë” nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.

Për të parë nëse funksionon, ju mbetet vetëm ta provoni!

Plotësim: Aplikoni çdo mbrëmje  vajin në rrënjë dhe  masazhoni per vetëm 4 minuta ( as më shumë e as më pak) me kokën poshtë.

Pas aplikimit të vajit dhe masazhës me kokë poshtë, preferohet të vendosni kapelë dushi dhe lërni vajin të qëndroj në kokë për rreth 2 orë dhe pastaj të lani flokët. Për rezutat më të mirë preferohet të flini me kapelë dhe të pastroni flokët në mengjes.

Klikoni ne videot  më poshtë për  këshillat dhe reagimet e disa vajzave të cilat e kanë provuar këtë metodë.

Të gjitha vajrat e lartcekura mund t’i gjeni në Bio Natural Shop!

Përgaditur nga: Anila Mirdita

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.