Mësoni si të lexoni rezultatet e analizave të gjakut

spot_imgspot_img

Vetëm një analizë e gjakut mund të sugjerojë në sëmundje të caktuar apo gjendjen e mirë shëndetësore të pacientit. Edhe pse mjeku duhet të japë mendimin përfundimtar për parametrat e shumtë të pasqyrës së gjakut, edhe ju vet, me sqarimet që vijojnë, mund të mësoni se a ekziston shenjë për alarm apo jo.

– Pasqyra e gjakut është shumë e rëndësishme, posaçërisht në shikimin e parë. Ajo zbulon sasinë e përgjithshme të elementeve të gjakut dhe marrëdhëniet reciproke të tyre, gjegjësisht flet për stabilitetin e organizmit në tërësi – thonë mjekët.

PARAMETRAT DHE KUPTIMET E TYRE

Parametrat kryesorë në analizën e gjakut janë eritrocitet, leukocitet, hemoglobini dhe hamatokritet, si dy parametra të eritrociteve.

ERITROCITET

– Niveli i ulët i eritrociteve tregon për anemi akute, e cila ndodhë gjatë humbjes së shpejtë të gjakut, i cili tek femrat mund të paraqitet edhe gjatë ciklit menstrual, apo anemisë kronike e cila mund të jetë shenjë e sëmundjeve të traktit digjestiv te të cilat humbja e gjakut bëhet përmes zorrëve – shpjegon mjeku.

Vlerat normale janë prej 3,86 x 1012/l deri 5,08 x 1012/l për femra dhe prej 4,34 x 1012/l deri 5,72 x 1012/l për meshkuj.

– Niveli i shtuar i eritrociteve flet për policitemi, sëmundje e rrallë, e cila shpie në bllokimin (kongjestion) e gjakut dhe embolisë në organizëm.

LEUKOCITET

Vlerat normale të leukociteve janë 3,9 – 10 x 109/l.

– Ekzistojnë tri lloje dhe shumë nënlloje të leukociteve, pasqyra e gjakut zbulon sasinë e përgjithshme dhe marrëdhëniet e tyre. Niveli i shtuar tregon për proçese të ndryshme të ndezjeve në organizëm, kurse niveli i ulët mund të jetë indikator i infeksioneve apo të sëmundjeve më të rënda, si leukemia – shton mjeku.

SEDIMENTIMI

Sedimentimi është shpërbërja e eritrociteve të vdekura që është proçes normal pas 120 ditëve, sa është edhe jetëzgjatja e tyre. Kur në organizëm paraqitet ndonjë sëmundje, jetëzgjatja e eritrociteve zvogëlohet. Sedimentimi normal është më pak se 12 mm në orë.

HEMOGLOBINI DHE HEMATOKRITET

– Mungesa e këtyre dy proteinave, të cilët shpërndajnë hekurin dhe oksigjenin nëpër organizëm, është e lidhur me aneminë, pas ngritjes së nivelit nuk vërehet, por ajo vërehet në bazë të nivelit të eritrociteve – thekson mjeku.

KOHA E GJAKDERDHJES

Koha e gjakderdhjes shënon periudhën nga fillimi e deri te ndalimi i gjakderdhjes dhe është 240 – 600 sekonda. Te çrregullime të ndryshme të koagulimit mund të zgjasë edhe më gjatë.

RËNDËSIA E ANALIZAVE BIOKIMIKE 

Këto lloje të analizave përcaktojnë elemente, enzime, produktet e metabolizmit, hormone, marker të tumoreve, koncentrimin e barërave të cilët ndodhen në organizëm apo përmes të cilëve dijagnostifikojmë sëmundje të caktuara.

  1. SHEQERI (GLUKOZA)

Vlerat normale të sheqerit janë 3,5 – 6,1 mm për litër, kurse vlerat e larta paraqiten te sëmundja e sheqerit.

  1. UREA

Ky produkt mbeturinë i metabolizmit, kur është në normale, ka vlerat 1,7 – 8,3 mm për litër, vlerë e lartë është prezente te sëmundjet e veshkëve.

  1. ACIDI I URINËS

Vlera normale e acidit të urinës është 140 – 340 tek femrat dhe 200 – 420 mol për litër tek meshkujt, është e lartë tek sëmundjet e veshkëve dhe ato të metabolizmit.

  1. BILIRUBINI

Ky produkt i metabolizës më së shpeshti haset në sasinë e përgjithshme me vlera normale prej 1,1 – 18,8 mol për litër. Është i lartë kur personi ka gurë në idhzë (vrer), sëmundje të mëlçisë, vlera e tij rritet edhe te disa gjendje fiziologjike, gjatë konsumimit të ushqimit të yndyrshëm dhe me erëza, lëngjeve të gazuar dhe alkoolit.

  1. KREATININA

Niveli i lartë i kreatininës tregon sëmundjet e veshkëve, kurse vlerat e tij normale janë 44 – 80 (te femrat) dhe 6 – 106 (te meshkujt).

  1. FOSFATAZA ALKALIKE

Ky enzim rritet kur personi vuan nga ndonjë lloj kanceri, çrregullimi të metabolizmit, pankreasit … Vlerat normale janë 0 – 270 për të rritur dhe 250 – 800 U për litër tek fëmijët.

  1. KOLESTEROLI

Vlera të preferueshme janë nën 5,1 , kur vlerat janë mbi 6,2 mmol/l, flitet për kolesterol të lartë. E provokon trashja (obeziteti), çrregullimet e matabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare.

  1. JONI TRIGLICERID

Vlerat normale janë prej 1,5, kurse të larta mbi 2,3 mmol/l, i lartë është tek personat me sëmundje kardiovaskulare.

  1. ALT(GTP) 

Ky enzim i mëlçisë, i cili është i lartë tek hepatitis, ciroza e mëlçisë, alkoolizmi, ka vlerë normale prej 8 deri 41 U për litër.

  1. AST (GOT)

Edhe një enzim i mëlçisë, i cili rritet në situata të njejta sikurse ALT, ka vlera normale prej 7 deri 38 U për litër. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Desert i thjeshtë: Panna cotta me vanilje dhe fruta sezonale — recetë për 4 persona (sasi të sakta)

Një recetë e thjeshtë dhe elegante për panna cotta me vanilje dhe fruta sezonale, me masa të sakta për 4 persona dhe këshilla për siguri ushqimore.

Recetë: Krem karamel i thjeshtë — ëmbëlsirë me sasi të qarta për 4 persona

Recetë e qartë dhe e lehtë për krem karamel për 4 persona: përbërës me sasi të sakta, hapa për përgatitje në banjë-marie dhe këshilla për siguri ushqimore gjatë përgatitjes dhe ruajtjes.

Yjet sot — horoskop argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat: shije të dashurisë, sinjale në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie—vetëm për argëtim, pa premtime.

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.