Mëlmesa kundër këmbëve të ftohta gjatë dimrit

spot_imgspot_img

Dimri për disa nga ne është i pritueshëm për shkak të ftohtit të shëmtuar dhe ‘llucës’. Kuptoni cilët janë ato mëlmesa ideale për qarkullim më të mirë dhe që do ju ngroh këtë dimër.

Ata që ia përtojnë dimrit më me kënaqësi do ta kalonin kohën afër zjarrit me çorape të ngrohta dhe xhemperë, por puna zakonisht na tërheq në anë tjetër, në rrugët e borës. Kjo sjell ftohtin, e disave probleme sezonale me këmbë të ftohta dhe qarkullim të dobët.

Veshja e shumtë, pijet e ngrohta (pijet alkoolike të cilat do ju nxejnë këtë dimër, vera e zier- dhe kombinime të reja), rroba pambuku, këpucë të rehatshme që nuk lëshojnë ujin, kapelet, dorezat, shallat,…Duket që nga pak ndihmojnë. Nganjëherë në pastrimin e borës nuk mund të ju ndihmojnë. E bash në këso të ftohti mund të ju ndihmojnë këto mëlmesa ‘të zjarrta’. Ja se si (janë disa truqe, mos u befasoni, nëse ju duket të pazakonshme).

Hudhra

Ndoshta ju kemi mërzitur me hudhrën, por ata që janë vërtetuar në aftësinë e saj, e dinë për çfarë po flasim. Jo vetëm që është ekstremist e shëndetshme dhe që do ju mbrojë nga shumë sëmundje, kjo edhe do ju nxejë. Ai nxit qarkullim më të mirë. Edhe njerëzit e vjetër e kanë ditur që kjo perime është termogjene dhe rrit temperaturën e trupit ngadalë. Përdoret që të rris qarkullimin e gjakut në arterie. Më së miri është të hahet i thatë, por mund ta përdorni edhe në sallata, çorba, pjekje, peshk…

Speci djegës

Janë mbrojtës të shkëlqyeshëm kundër ftohtit, por, siç jeni siguruar edhe vetë ndoshta, ngrit edhe temperaturën. Në Itali dhe Kinë përdoret veçanërisht për qarkullim më të mirë. Shikohet si njëra prej sendeve kryesore që nxit qarkullimin e gjakut. Në disa pjesë më të ftohta njerëzit në këpucë dhe çorape hedhin pak spec të bluar djegës që ta heqin ndjenjën e ftohtit në këmbë. Më së miri, theksojnë ata që të hidhni pak spec të bluar nëpër këmbë dhe ti vishni çorapet e nxehta të pambukut, e më pas çizmet.

Cimet

Nuk është çudi që njihet si njëri ndër mëlmesa më të preferuara dimrit, era e tij në shtëpi është shenjë që gjethet kanë filluar të bien, që po vijnë shiu dhe bora, por edhe festat. Cimeti mirë ndikon edhe kundër koagulimit të gjakut dhe për këtë është i shkëlqyer për qarkullim më të mirë. Hidheni në pije të nxehta, por edhe në keksë dhe në ushqime mëngjesi.

Xhenxhefili

‘Ngrohësi’ më i mirë ndër çaja është gjithsesi xhenxhefili. Mund të bëni edhe dush, në mënyrë që në vaskë të nxehtë do të hidhni xhenxhefil të bluar apo të hidhni 350 gram xhenxhefil të copëtuar në 2 litër ujë dhe ta leni të nxehet në sobë. Hiqeni nga soba, dhe lëreni të mbyllur 15 minuta, më pas kullojeni dhe shtojani vaskës me ujë të ngrohtë. Çaji është gjithashtu, ‘ngrohës’ i shkëlqyeshëm, ndërsa mund ta kombinoni me limon për shije më të mirë apo të shtoni xhenxhefil të bluar nëpër keksë./kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Moda | Materialet dhe qëndrueshmëria: udhëzues i thjeshtë për të dalluar fibra dhe zgjedhje afatgjata

Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar dallimin midis fibrave, ndikimin mjedisor dhe si të bëni zgjedhje blerjeje dhe mirëmbajtjeje që zgjasin veshjet.

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.