2.8 C
Priština
More

    Mbroni dashurinë – metodat kontraceptive

    spot_imgspot_img

    Zgjedhni mbrojtjen e cila ju përshtatet juve, moshës suaj dhe gjendjes shëndetësore. Femrat modern e organizojnë jetëne tyre në një mënyrë që u përshtatet atyre dhe planifikimit se kur vendosin për tu bërë nënë. Përveç parandalimit të shtatzënisë, metodat kontraceptive ofrojnë mbrojtje edhe kundër sëmundjeve seksualisht të transmetuara.

    Metodat hormonale

    Përfshijnë format sintetike të hormoneve femërore si estrogjen dhe progesteron dhe aplikohet kryesisht në mënyrë orale. Nëse merren si duhet, kanë plotësisht efekt.

    Kontraceptivë oral të kombinuar – forma më e njohur e kontraceptivit është pilula e cila përmban estrogjen dhe progestogjen. Konsumohet kryesisht rreth 21 ditë me një pushim prej shtatë ditësh, ose me pilula me efekt placebo me pushim njëjavor.

    Pilula me progestogjen – ka efekt të ngjajshëm si pilula e kombinuar, vetëm se nuk përmban estrogjenin. Mund të merret çdo ditë në të njejtën kohë, dhe në veçanti rekomandohet për gra që janë me gjidhënie, femra duhanpirëse si dhe femra më të moshuara se 35 vjet.

    Evra kontraceptiv në formë fllasteri (fashe) – ngjitet në krahun e sipërm, bark apo në fundshpinë, dhe terapia përdoret për tre javë dhe më pas bëhet një pause një javore. I përmban të njejtat hormone sikur të pilulës së kombinuar. Rekomandohet për femrat e shkujdesura të cilat harrojnë dhe nuk mund të disiplinojnë veten për të marrë rregullisht pilulën

    NuvaRing unazë vaginale – një unazë silikoni fleksibël vendoset në vaginë për tre javë dhe hiqet në javën e katërt, liron hormone të ngjajshme me ato të pilulës së kombinuar. Megjithatë, avantazhi i saj është se ndryshe nga pilula, hormoni hyn direkt në gjak, dhe jo në mëlçi në të cilën rëndohet. Nuk paraqet asnjë pengesë gjatë marrëdhënieve seksuale, por edhe nëse ka, unaza mund të hiqet lehtë dhe më së voni deri tre orë pas marrëdhënieve duhet të vihet prap në vaginë.

    Metoda me efekt afatgjatë

    Implant – gjilpërë plastike 4 centimetra e vendosur nën lëkurë në krahun e sipërm, liron progestogjen direct në gjak. Kur të instalohet, ka efekt deri në tre vjet.

    Injektimet – Injeksionet progestogjene Depo – mbron kundër shtatzënisë për 12 javë dhe Noristerat për 9 javë. Përdorimi i tyre mund të shkaktojë trashje dhe shtim në peshë, dhe kur të ndaloni me injeksionet, do ju duhet pak më shumë kohë nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.

    Pajisje intrauterine (IUD) – kontraceptiv afatgjatë në formë plastike dhe bakrit, pa hormone vendoset në miter. Vendoset për rreth 5-10 vjet, dhe rekomandohet për grate ndërmjet periudhës së dy shtatzënive, ato që nuk duan kontraceptiv oral si dhe gratë mbi 40 vjet pasi rritet rreziku i efekteve anësore me marrjen e pilulave contraceptive. Kjo metodë mund të jetë më e dhimbshme se sa ato të zakonshmet.

    Metoda “penguese”

    Prezervativët për femra dhe meshkuj – nëse përdoren ashtu siç duhet, prezervativët për meshkuj mund të jenë efektivë rreth 98%, ndërsa ato për femra rreth 95%. Megjithatë, ekziston mundësia që të vendoset gabimisht apo në mënyrë jo të rregullt, gjë që mund të çojë në befasi të pakëndshme.

    Diafragma dhe çepi mbrojtës në qafën e mitrës – vendoset në vaginë për të parandaluar kalimin e sperms deri në miter. Vendoset para marrëdhënieve dhe është e nevojshme që të qëndrojë rreth 6 orë pas aktit seksual./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...