Intervista e fundit e Oprah-ut me Princin Harry dhe Meghan Markle ngre shumë pikëpyetje në lidhje me marrëdhëniet racore. Duke përfshirë këtu edhe ato brenda familjeve pas formimit të lidhjeve ndër-etnike. Çfarë thotë literatura kërkimore për marrëdhëniet familjare pas martesave të tilla?

Puna e mëparshme tregon se qëndrimet ndaj lidhjeve ndër-etnike janë bërë shumë më të favorshme me kalimin e kohës. Shumica dërrmuese e njerëzve shprehin qëndrime të favorshme për këto marrëdhënie. Por, ekziston edhe një segment i vogël i popullsisë që vazhdon të mbajë qëndrime të pafavorshme ndaj tyre.

Të kesh një qëndrim të favorshëm ndaj martesave ndër-etnike si një institucion shoqëror nuk i përjashton njerëzit që të kundërshtojnë atë në rastin e të afërmve të tyre. Po ashtu nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata do ta perceptojnë atë si një zgjedhje të zbatueshme për veten e tyre.

Hulumtimet

Kjo mund të shpjegojë pjesërisht pse gati 90% e individëve thonë se ata aprovojnë një martesë të tillë. Por vetëm 17%e martesave të reja në Shtetet e Bashkuara përfshijnë partnerë nga grupe të ndryshme raciale dhe etnike.

Pavarësisht qëndrimeve më të favorshme ndaj këtyre lidhjeve, hulumtimet nga dekada e kaluar kanë treguar që shumë çifte të tilla vazhdojnë të përjetojnë kundërshtime nga familjet dhe miqtë para dhe pas martesës.

Shkalla e kundërshtimi, ndryshon në varësi të natyrës së marrëdhënies. Familjet më shumë nuk e pranojnë martesën ndër-etnike dhe lindjen e fëmijës, sesa lidhjen e tyre momentale. Ndoshta duke reflektuar faktin se martesa dhe lindja e fëmijëve perceptohen si marrëdhënie më afatgjata sesa lidhja.

Shkalla e kundërshtimit të familjes varet gjithashtu nga raca e partnerit. Kundërshtimi familjar duket të jetë veçanërisht i fortë për lidhjet që përfshijnë një partner të zi.

Cilat janë pasojat e kundërshtimit të familjes?

Kundërshtimi nga familja dhe miqtë është një burim i rëndësishëm i shqetësimit emocional për shumë çifte. Ata mund të kufizojnë kontaktin e tyre me anëtarët e familjes që nuk pranojnë, duke vendosur të bashkëveprojnë vetëm me anëtarët e familjes që pranojnë.

Pak jashtë mureve të pallatit e dinë me siguri se çfarë ka ndodhur me Meghan Markle dhe Princin Harry posaçërisht. Sidoqoftë, disa aspekte të historisë së tyre janë në përputhje me gjetjet e gjera në literaturën e martesave. Ata sugjerojnë se shumë çifte ndër-etnike mund të vazhdojnë të përjetojnë sfida. Kjo edhe pasi jemi në një epokë ku njerëzit me shumicë dërrmuese raportojnë qëndrime të favorshme në lidhje me martesën si një institucion shoqëror.

Burimi: Albanianpost.com