Pasojat e ushqimeve kalorike do ti “shërojë” limoni. Shtrydheni në gotën e ujit dhe sa më shpejtë pijeni.

Sa herë pas darkës së begatshme i keni premtuar vehtes se do të jeni më i matur në haje dhe pije, dhe stomakun ta kurseni nga mundimet e reja? Nëse nuk i keni rrezistuar tundimit, tentoni ti zbutni pasojat.

  • Një lugë çaji sodë bikarbone apo uthull e mollës janë “ilaç” i sigurtë kundër të përzierave. Shtoni në ujë dhe pijeni posa ndjeni se jeni ngopur.
  • Mineralet, posaçërisht kaliumi dhe magneziumi, ndikojnë mirë në stomak dhe zbusin ndjenjën e fryerjes, ashtuqë me ushqimin e pasur duhet ti konsumoni. Më së shumti ndodhen në perimet e gjelbërta.
  • Pasojat e ushqimit kalorik i “shëron” edhe limoni. Shtrydheni në gotten e ujit dhe pijeni sa më shpejtë, sepse ky frut nxit tretjen dhe përshpejton zbërthimin e ushqimit.
  • Një gotë verë të zezë, e cila përmban antioksidansë, zbërthen yndyrërat. Por, mbani në mend – 2 dl janë shëruese për stomakun, kurse më shumë se kaq vetëm se bën dëm.
kosovarja.ch