19.2 C
Priština
More

    Lëkura juaj ndryshon gjatë shtatëzënisë? Mos u brengosni sepse kemi zgjidhjen e duhur

    spot_imgspot_img

    Ndryshimet hormonale janë dukuri natyrore gjatë muajve të shtatëzënisë, dhe ajo me vete sjell edhe probleme të lëkurës, që ndonjëherë janë të theksuara sikur se në kohën e adoleshencës.

    Ju shkruajmë për problemet më të shpeshta të lëkurës gjatë shtatëzënisë dhe si duhet t`i eliminoni ato.

    Në qoftë se edhe para shtatëzënisë kishit probleme me puçrrat e fytyrës, inflamacioni mund të rritet gjatë ditëve të lindjes. Hormonet shtesë në trupin tuaj mund të ndikojnë që gjëndrrat të tajojnë më tepër yndyrë, për shkak të cilës mund të keni iritim të shtuar. Është e nevojshme që t`i përmbaheni rreptësisht rutinës së pastrimit të fytyrës, çdo mëngjes dhe mbrëmje. Keni kujdes, sigurisht që atë duhet ta bëni me produkte që janë të lejuara gjatë shtatëzënisë. Pas pastrimit përdorni kremë hidratuese pa yndyrë.

    Shkëlqimi në fytyrë të cilin të gjithë e shohin tek shtatëzënat është i vërtetë. Gjatë shtatëzënisë trupi prodhon 50% më tepër gjak dhe lëngje, andaj edhe qarkullimi është më i fortë. Prandaj fytyra është më e shëndritshme, dhe sikurse kemi cekur gjënrrat punojnë më shumë andaj edhe fytyra shkëlqen.

    Vijat e bardha ndoshta janë problemi më i madh nga i cili femrat frigohen. Gati 90% e femrave do t`i kenë ato! Edhepse nuk është e dëshmuar me shkencë, ushtrimet dhe losionet të pasura me vitaminë E edhe acide alfa hidrokse mund të parandaloni vijat e bardha.

    Melasma, të skuqurat e fytyrës dhe pigmentimi i lëkurës gjithashtu mund të ndodhë në shtatzëni. Këto i quajnë „maskë e shtatzënisë“, dhe zakonisht shfaqen në faqet dhe ballin. Kjo mund të ndodhë për shkak të hormoneve, dhe prek rreth 50 për qind të grave. Për të parandaluar ndodhjen e këtyre ndryshimeve në lëkurë, aplikoni krem me të paktën SPF 15 sa herë që ju jeni të ekspozuar në diell.

    Venat e dukshme dhe përflakur, zakonisht paraqiten kur ju fitoni një bark pak më të madh.Provoni, veçanërisht në tremujorin e fundit, për të shmangur periudhat e gjata në këmbë, të ecni pak më shumë, veshni çorape të kompresuara dhe sigurohuni që ju jeni duke marrë sasi të mjaftueshme vitaminë C.

    Në lëkurë mund të ju paraqiten rritje të vogla në formë të puçrrave. Ato zakonisht shfaqen nën dorë apo në gjoks. Kjo ndodh për shkak të rritjes së zhvillimit të sipërfaqes së lëkurës. Nëse nuk largohen edhe pas lindjes, mund ti hiqni në mënyrë kirurgjike, por mos i prekni aspak gjatë kohës së shtatëzënisë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...