Le të jetë edhe kurorëzimi juaj si në ëndërr

spot_imgspot_img

Kur bie fjala për grim, harroni traditën dhe bëni pak nryshime. Bëhuni e fortë dhe vendosni për ‘smokey eyes’ dhe thonjë të kuq. Por mos e teproni, thjesht bëhuni e matur.

Sa i përket përzgjedhjes së fustanit të nusërisë, mund ta zgjidhni një fustan ngjyrë shampanjë, ngjyrë ari apo edhe deri ndër gju, por mundeni edhe ndonjë me ngjyrë më të ndezur. Nëse e keni bërë përzgjedhjen e fustanit një ngjyrësh, atëherë atë mund ta  dekoroni me gurë, apo edhe me ndonjë rryp ngjyrë të ndezur. Sa i përket materialit, zgjidhni ndonjë më të lehtë dhe të derdhur.

Frizura dhe dekori për flokë duhet të jenë të dukshëm. Flokët lëshoni apo lidhini vetëm sa të mos ju pengojnë  në fytyrë gjatë gjithë ditës. Mos harroni që në flokë të vendosni ndonjë detaj.

Tortën zgjidheni sipas shijes suaj, por kujdesuni që ajo të jetë edhe bukur e dekoruar.

Nëse vendosni për ndonjë fustan nusërie të thjeshtë, kur ta zgjidhni buqetën e luleve, mundohuni që me të ta thyeni monotoninë. Le të jetë bidermajeri juaj prej luleve natyrale, pa fletë artificiale, xixa dhe margaritarë.

Organizoni ndonjë kurorëzim ku të gjitha ndodhitë të jenë në një vend, që të mos mendoni pastaj si të shkoni deri në komunë, e pastaj në restoran. Varianti më i mirë do të ishte kurorëzimi në natyrë, aty ku do të thirrni edhe personin civil i cili do t’ju kurorëzojë.

Listën e të ftuarve formojeni vetë, nëse merr pjesë edhe dikush nga familja, me siguri do të thrrisni njerëz më shumë se sa keni menduar. Ditën tuaj më të mirë duhet ta kaloni pranë njerëzve më të dashur që i keni.

Bendin zgjidheni sipas qejfit tuaj dhe atmosferës suaj. Në vend që vallëzimin e parë ta kaloni në mënyrën tradicionale, mendoni ndonjë koreografi e cila do t’i pëlqejë të gjithë mysafirëve me diçka të veçant që do të prezantoni./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.