14.2 C
Priština
More

    Ky pëllumb u shit për 1.6 milion euro

    spot_imgspot_img

    Një pëllumb garash dy vjeçar belg, i quajtur New Kim, vendosi një rekord botëror prej 1.6 milion euro në një ankand që përfundoi sot (e diel, 15 nëntor).Oferta për New Kim filloi me 200 euro më 2 nëntor, por u rrit në 1,31 milion euro në më pak se 90 minuta, pas ofertës së një grupi nga Afrika e Jugut. Por pëllumbi u fitua nga një koleksionist kinez.

    Rritësi i pëllumbave, Gaston Van de Wouwer, doli në pension në moshën 76 vjeç dhe djali i tij ka një jetë profesionale shumë të zënë për të vazhduar kopështin e famshëm të pëllumbave. Të 445 zogjtë u hodhën në ankand dhe shitja e përgjithshme e tyre u mbyll me 5 milionë euro. „Të gjithë janë të interesuar për pëllumbat tanë“, tha për Associated Press Pascal Bodengien, kreu i federatës belge të pëllumbave. Vetëm një dekadë më parë, çmimi rekord për një pëllumb ishte sa një e dhjeta e çmimit të New Kim.

    Entuziazmi kinez për gara me pëllumba në distanca të gjata ka rritur çmimet ndjeshëm, sidomos për zogjtë në Belgjikë, e cila konsiderohet zemra tradicionale e sportit. Në Kinë, organizohen gara me pëllumba, ku të gjithë pëllumbat mësohen dhe më pas lirohen qindra kilometra larg për të bërë rrugën e kthimit përmes sensit të tyre të orientimit. Çmimet nga garat shkojnë deri në dhjetëra miliona euro.

    Por për rritjen e pëllumbave, nuk ka vend të dytë si Belgjika, për shkak të traditës së trashëguar nëpër breza, ndaj shumë njerëz të pasur kinezë e kanë gjetur veten në ankande të tilla me vlera marramendëse.

    Burimi: Associated Press

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...