Kube nga çokollata – Pa vezë dhe qumësht

Përbërësit:

Një filxhan e gjysëm me miell

3 lugë kakao në pluhur

1 filxhan sheqer

1 lugë sodë e bukës

Gjysëm luge kripë

1 lugë uthull alkoolike

1 lugë ekstrakti nga vanilja

5 lugë vaj me bazë bimore

1 filxhan ujë

Mënyra:

1. E ndezim furrën në 180 gradë, e lyejmë tepsinë me vaj dhe në të I përziejmë 5 përbërësit e parë.

2. Në përzierjen e bëjmë tri vrima, dy të vogla dhe një të madhe. Në të voglën vendojmë uthull alkooli, në tjetrën vendosim ekstrakt vanilje ndërsa në të tretën, të madhen, vendosim vaj bimorë. Të gjithave u derdhim ujë dhe I përziejmë si një përbërje.

3. 3Pjekim në furrë për 35 minuta, e kontrollojmë herë pas here me kruese dhëmbësh nëse është pjekur, qënënkupton se përbërja nuk ngjitet në kruesen.

4. Kujdes të mos e pjekni shumë, e zbukurojmë ëmbëlsirën me lustrim çokollate dhe I hedhim sipër miell kokosi apo grimca të arrave.

Këshillë: Ëmbëlsira mund të pjeket edhe në tepsi të rrumbullakët dhe të shëndrrohet në tortë.

kosovarja.ch