Kombinimi i kadaifit me vanilje është shija e duhur për festa

spot_imgspot_img

Përbërësit:

1 litër qumësht

1 gjalpë (250 gr)

12 lugë gjelle miell

1 kilogram sheqer

2 pako sheqer vanilje (16 gr total)

500 gr kadaif

1 litër ujë

Arra sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht përgatitni kremin. Në një tenxhere valojeni qumështin bashkë me gjalpin.

Në një enë tjetër, përzieni miellin me 10 lugë sheqer, pask qumësht dhe vaniljen (njërën pako).

Këtë masë shtojeni tek qumështi i zier dhe përzijeni derisa të krijoni masë konsistente të trashë.

Më pas pjekeni kadaivin me pak copa gjalpi, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Për shurupin duhet të vloni 1 litër ujë me rreth 1 kilogram sheqer dhe pakon tjetër të vaniljes. I valoni derisa të trashet masa.

Këtë shurup (sherbet) i hidhni kadaifit të pjekur.

Në një tavë filloni renditjen, fillimisht të pjesë së parë të kadaifit të pjekur, pastaj mbushjes kremoze dhe përsëri pjesën tjetër të kadaifit.

Sipër hidhni arra të grimtësuara, sipas dëshirës.

Për servim, mund t’i jepni formën e rrumbullakët me ndonjë enë, ose ta preni në katrore.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koha pa telefona me familjen: ide praktike

Ktheje një orë pa telefona në momentin më të dashur të shtëpisë: rregulla të thjeshta, aktivitete që lidhin dhe këshilla për ta mbajtur zakonin gjallë.

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm

Udhëzues praktik i Kosovarja: ide të shpejta, të balancuara dhe të sigurta për mëngjes me përbërës që i ke në shtëpi — për familjet Kosovë–Zvicër.

Hidratimi në ditët e nxehta për familje

Udhëzime praktike për ujë, pije dhe vakte që freskojnë në vapë, me sinjale paralajmëruese për fëmijët, të moshuarit dhe rutinë familjare të thjeshtë.

Veshmbathje: shtresa dhe materiale praktike

Një udhëzues praktik nga Kosovarja për shtresa që funksionojnë mes Kosovës dhe Zvicrës: bazë që merr frymë, ngrohtësi pa peshë dhe mbrojtje nga shiu e era.