9.5 C
Priština
More

    Koleksioni i llaqeve për thonj i Rita Orës, nga Rimmel

    spot_imgspot_img

    Mund të keni dëgjuar se Rimmel ka nj koleksion të ri të llaqeve për thonj në bashkëpunim me Rita Ora që përmbajnë 12 lloje të hijëzimeve! Sot do t’ju paraqes 5 llojet e hijëzimeve apo nuancave pastel që koleksioni ka për të ofruar.

    Rimmel ka qenë në lojë kohët e fundit, me futjen e koleksioneve në trend si Space Dust dhe Sweetie Crush. Gjithashtu, unë kam vënë re se Rimmel qëndron nëpër dyqane dhe tregje të shumta duke ofruar gjëra shumë tërheqëse dhe duke shpërthyer me risi të reja dhe përplot gjallëri e ngjyra!

    Gjëja e parë që bie në sy në këto llaqe është vula apo pulla postare e Rita Orës në kapakun e llakut, gjë që paraqet diçka shumë të këndshme. Tjetër gjë që bie në sy është edhe figura e kësaj këngëtareje në formë karikature apo e vizatuar, ku në secilën shishe të llakut, në pullën postare paraqitet ajo me thonjtë e lyer me nuancat e paracaktuara. Çfarë vëmendje e ëmbël e detajeve! Të gjitha hijëzimet (në përjashtim të asaj nudo) përmbajnë në vete shkëlqim apo xixa të fshehta, e cila dallohet në shishe, mirëpo shumë pak tek thonjtë.

    Pillow talk është një nuancë e të kaltërtës së zbehtë me shkëlqim të fshehur. Formula nuk është që ta aplikoni me shumë shtresa, por ju nevoitet 2 apo 3 shtresa varësisht nga aftësitë tuaja të aplikimit të llakut! Mund të përdorni dy aplikime, plus edhe një shtresë tjetër nga Rimmel Nail Nurse që të theksohen thonjtë më shumë.

    Loose Your Lingerie paraqet nuancë rozë në të kremtë me shkëlqim të fshehur. Ka nevojë për tri shtresa të aplikimeve apo lyerjeve për shkak të ngjyrës së zbehtë, plus edhe një shtresë ekstra sipër për t’u theksuar edhe më shumë. Kjo ngjyrë rozë është paksa më ndryshe nga gjithë nuancat tjera në vete!

    Breakfast In Bed është një nuancë apo hijëzim i të gjelbërtës së zbehtë që anon pak nga e kaltërta, si dhe me shkëlqim të fshehtë. Ka nevojë për dy aplikime plus edhe një shtresë për t’u theksuar.

    Let’s Get Nude është një nuancë karameli apo nudo që anon nga pak kah ngjyra rozë, tek kjo nuk ka shkëlqim të fshehtë. Kjo është mjaft transparente dhe e hollë në krahasim me të tjerët dhe për atë nevoiten 3 shtresa.

    White Hot Love është nuancë e bardhë me shkëlqim të fshehtë, duke i dhënë një ton shumë të lehtë me perla në fund. Formula e aplikimit për lyerjen e thonjve me manikyr të bardhë nuk është shumë e keqe, janë të nevojshme 2-3 shtresa si dhe 3 aplikime shtesë për theksim më të mirë të thonjve.

    Këto paraqesin me të vërtetë ngjyra të bukura, formula e aplikimit ndoshta është pak e sikletshme për shkak të aplikimit të shtresave të shumta, por që me lyerjen e rregullt të thonjve, nuancat pastel theksohen shumë dhe sjellin sharm në vete!

    Foto: Rimmel

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...