Koktej cianidi dhe arseniku: Fotografimet e reja grafike tregojnë se si duhanpirja shkatërron organizmin

spot_imgspot_img

Këto fotografi të tmerrshme grafike na paraqesin se çfar efekti ka duhanpirja në organizmin tonë. Në to shfaqet se si toksinat, duke përfshirë eshe arsenikun dhe cianidin, qarkullojnë nga mushkritë nëpër trupin, zemrën dhe trurin e njeriut. Fotografitë janë pjesë e kampanjës së re për ndalimin e duhanpirjes, kampanjë të cilën e ka ndërmarrë sektori për shëndetin publik i Anglisë, për të theksuar dëmet që i shkakton kosnumimi i duhanit në organizmin e duhanpirësve.

Kjo kampanjë thekson se thithja e kemikaleve të rrezikshme, të cilat ndodhen në cigare, i dëmtojnë organet më të rëndësishme dhe e rrisin rrezikun e infarktit në tru dhe çrregullimeve psiqike. Keto kemikale kalojnë nëpër zemër, mushkri dhe gjak, duke shkatërruar qelizat nervore.

Videoja e bërë për këtë kampanjë u rekomandon duhanpirësve:

– Çdoherë kur pini cigare, gjaku përplot me toksina qarkullon në trupin tuaj dhe e shton rrezikun e infarktit në zemer dhe në tru. Sikur të mund ta shihnit dëmin, do të ndalonit me duhanpirjen. Në këtë video shihet një njeri i cili rri jasht dhe pi cigare. Mëpastaj me ilustrim tregohet se si tymi që tërheq futet në mushkritë e tij para se të arrijë në gjak, mëpastaj rrugës shkon në zemër dhe në fund përfundon në tru. Kjo video mëpastaj tregon dëmtimin e organeve në procedurë të shpejtuar të këtij procesi.

– E kemi të njohur ndikimin e dëmshëm të duhanpirjes në zemer dhe mushkri, por duhanpirësit duhet të jenë të vetëdijshëm se sa dëm i shkaktojnë edhe trurit dhe organeve të tjera vitale. Duhanpirja është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të hershme, ndërsa çdo i dyti duhanpirës vdes nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani, ndërsa njerëzit edhe përkundër kësaj ende e nënvlerësojnë dëmin që ia shkaktojnë vetes me pirjen e duhanit. Nëse sot ndaloni me duhanpirjen, për pesë vite do të jeni i rrezikuar nga infarkti në tru aq sa janë të rrezikuar ata që asnjëhërë nuk kanë qenë duhanpirës – thotë profesori Xhejm Sal Dejvis.

Infarkti në tru është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit tek të rriturit, ndërsa nëse jeni duhanpirës keni dyfish më shume shanse që të përjetoni një infarkt në tru. Sa më shumë që pini cigare, aq më i madh është rreziku.

– Dobësimi i kujtesës është më i shpejtë tek duhanpirësit, ndërsa një studim ka treguar se kjo mund të arrijë edhe deri në 38 herë më shumë në raport me ata që nuk e konsumojnë duhanin. Dobësimi i forcës njohëse (kognitive) është pjesë e natyrshme e plakjes. Kuptohet, ekzistojnë edhe shume faktorë tjerë, duke përfshirë edhe alkoolin, të cilat ndërlidhen me shpejtimin e dobësimit të forcës kognitive – thotë doktori Garet Hager-Xhonson, ndihmës në hulumtimet e universitetit të Londrës.

VIDEO (klikoni për ta parë videon)

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi argëtues për 12 shenjat (19 gusht 2026): dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 19 gusht 2026: sinjale të dashurisë, momente vendimtare në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie. Lexo me kujdes e shijo humorin!

Zgjidhje tech për përditshmërinë: aplikacione dhe pajisje që thjeshtojnë organizimin e shtëpisë

Si të përdorni aplikacione dhe pajisje për të kursyer kohë dhe për të mbajtur rregullin në shtëpi, duke ndjekur praktikat e sigurisë së rekomanduara nga NCSC.

Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: ide praktike për një pamje mikpritëse dhe funksionale

Si ta organizoni hyrjen e shtëpisë që të duket mikpritëse dhe të jetë praktike: ide për mobilim, ruajtje, siguri ndaj kimikateve dhe një listë kontrolli për mirëmbajtje të përditshme.

Si t’i organizoni produktet e make-up dhe si të lexoni afatet e përdorimit

Udhëzime praktike se si t’i organizoni produktet e make-up, si të lexoni etiketat dhe si të kontrolloni afatet e përdorimit për siguri dhe rezultate më të mira.