9.5 C
Priština
More

    Kjo vajzë ka gjetur ”binjaken” e saj në facebook

    spot_imgspot_img

    Duhet të ketë diçka në ujë sepse binjaket e e famshme po paraqiten kudo kohët e fundit, nga Selena Gomez dhe Cara Delevigne deri te Harry Styles. Dhe, nuk është çudi që disa njerëz po bëhen gjithnjë e më kuriozë në lidhje me atë se a kanë diku binjaken e tyre.

    E pra, një vajzë nga Dublini, Irlandë, e quajtur Niamh Geany, ka vendosr të bëjë një hulumtim të gjërë në rrjetin facebook për të gjetur binjaken e saj, së bashku me miqtë e saj, Harry dhe Terrence. Ato e quajtën këtë si projekti i binjakeve të panjohura.

    Vetëm disa ditë pas kërkimit, ato morën shumë aplikime. Kishte shumë kandidate që kishin ngjashmëri me Niamh, por vetëm njëra ngjante më tepër me të gjë që mund të konsiderohej s binjakja e saj aktuale. Emir i saj ishte Karen, dhe jetonte vetëm një orë larg nga vendi i saj!

    Dy vajzat vendosën të takoheshin pasiqë kishin ngjashmëri të tejskajshme. “Isha shumë nevrike për faktin se si do të reagoja po të shihja sozinë time”, theksoi Niamh para takimit të madh. E pra, nervat e saj u zhdukën mënjëherë sepse kaluan një ditë të mrekullueshme duke shikuar njëra tjetrën se sa identike ishin, të veshura njejtë dhe vënien e njejtë të grimit për tu dukur sa më të ngjashme.

    Pra, edhe ju e keni binjaken tuaj. Nëse ky nuk është fakt se diku ekziston sozia jonë, atëherë nuk e dime se çfarë është. A mund të besoni se sa të ngjashme janë këto dy binjake të panjohura mes veti?!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...